Në një takim me një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Romë, Ogerta Manastirliu, Drejtuese Politike e PS Tiranë theksoi rëndësinë e votës historike të diasporës për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Biseduam me shqiptarët që jetojnë në Itali për rëndësinë e votës historike të diasporës, si kontribut i drejtpërdrejt i shqiptarëve jashtë vendit, për ta parë Shqipërinë në majën që i takon, si pjesë të Bashkimit Evropian”, shkruan në rrjetet sociale Ogerta Manastirliu.
Manastirliu bëri apel për të gjithë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Nëse jeton jashtë Shqipërisë, regjistrohu tani në Platformën Elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vetëm përmes regjistrimit, është e mundur të votosh për zgjedhjet e 11 majit”, shkruan Manastirliu.