E fshihte kokainën në trungun e lajthive, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

E fshihte kokainën në trungun e lajthive, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 2 mars 2025 Në ora: 18:05
Ilustrim

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mediat e huaja bëjnë të ditur se shqiptari është parë që fshihte lëndën narkotike në mes të plantacionit me lajthi të zonës në Vairano Scalo, teksa ndihmohej nga një tjetër shqiptar 24-vjeçar.

Gjithashtu autoritetet kanë vënë re se ai lëvizte çdo ditë nga Vairano Patenora, i shoqëruar nga një burrë tjetër në makinën e tij. Gjatë kontrollit në veturë dhe atij fizik, u gjet shumë prej 1710 eurosh cash, për të cilat nuk kishte alibi për burimin e ligjshëm.

Kontrolli i mëpasshëm i kryer në një pemë  lajthie, ku ai ishte parë disa herë, i lejoi ushtarakët të gjenin një kavanoz qelqi me 56 doza kokainë, me peshë totale 100 gramë.

Shqiptari i arrestuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim për t’u marrë, u transferua në burgun Santa Maria Capua Vetere. 24-vjeçari, gjithashtu me origjinë shqiptare, u denoncua dhe po hetohet në gjendje të lirë për bashkëpunim në krim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat