“Kur ta do, ta do”, kjo shprehje që shpesh përdoret tek ne duket se i shkon përshtati Albin Kryeziut nga Malisheva.
Në kuptimin e plotë të fjalës 26-vjeçari është fatlum.
Ai arriti që përmes një bilete të llotarisë që e bleu 5 euro, t’i fitoj hiç më pak se 500 mijë euro.
Ngjarja ndodhi në Itali, teksa rasti u bë senzacion në mediat atje.
Albini në një ditë të zakonshme punë, bashkë edhe me vëllain dhe kolegët e tjerë ishte ndalur në dyqan për të marrë kafe dhe e provoi fatin, pa i shkuar mendja atij se mund të ishte pikërisht fituesi.
Ai u shpreh tejet i lumtur me këtë rast.
“Sinqerisht nuk e prisja. Sapo isha kthyer nga puna dhe po shkoja në shtëpi – e për ta humbur kohën në kafene bleva një tiketë gërvishtëse për të luajtur. Kur pashë shumën kërkova më shumë informacione në dyqan dhe u konfirmua se kisha fituar”, tha Kryeziu.
Kryeziu u shpreh se do të vazhdojë të punojë si zakonisht, por se këto para janë të mirëseardhura.