Pas sulmit në qytetin Mannheim të Gjermanisë, Konsullata e Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës në këtë qytet.
Konsullata po ndjek nga afër situatën dhe është e gatshme të ofrojë mbështetje për mërgatën të prekur nga ky incident.
Postimi i plotë:
Pas sulmit që ndodhi sot në qytetin e Mannheim-it, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës sonë në këtë qytet.
Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kanë nevojë për ndihmë, të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës:
+49 152 37337814.
Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale.