Shitja e kokainës Londër-Ipswich, dënohen me 24 vite burg tre shqiptarët! Paratë i kthenin… në ora Rolex

Diaspora

Shitja e kokainës Londër-Ipswich, dënohen me 24 vite burg tre shqiptarët! Paratë i kthenin… në ora Rolex

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:07
Azem Ferizolli, Halit Ferizolli, Genart Loca

Tre shqiptarë janë dënuar me burg nga gjykata e Ipswich, pasi u shpallën fajtor për trafikim të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.

Azem Ferizolli, 24 vjeç, u dënua me tetë vjet e gjashtë muaj, Halit Ferizolli, 34 vjeç, u dënua me nëntë vjet dhe Genart Loca, 23 vjeç, u dënua me shtatë vjet.

Në vitin 2023, 5 anëtarë të tjerë të këtij grupi u dënuan me 15 vite gjithsej, ndërsa akuzoheshin për trafik kokaine mes viteve 2020-2022.

Avenis Dida, 22 vjeç, u dënua me 2 vite e 8 muaj muaj burg, Hayg Boduryan, 33 vjeç, me katër vjet burg, Kastriot Rexha, 24 vjeç, me 2 vite e 8 muaj, Arxhend Bera, 18 vjeç, me 2 vite e 6 muaj dhe Artan Kastrati, 33 vjeç, u dënua me 3 vite dhe 2 muaj.

Teksa bastisën vendet ku ata vepronin, oficerët gjetën të paktën 50,000 £, dy ora Rolex me vlerë gjithsej 25,000 £, sende të ndryshme të veshjeve, këpucëve dhe çanta, në shumën totale prej 10,000 £ dhe një automjet, një Toyota Prius me vlerë rreth 7,000 £. Ata gjetën gjithashtu kokainë dhe një pasaportë të dyshuar false.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat