Një i ri shqiptar është arrestuar në Torino, pasi udhëtonte në korsinë e gabuar dhe me drejtim të kundërt, duke rrezikuar një aksident të rëndë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (4 mars) në zonën Mirafiori, ku policia e ndaloi 20-vjeçarin, por ai tentoi të arratisej me makinë dhe më pas me vrap.
Pas ndalimit, rezultoi se automjeti që po drejtonte ishte i vjedhur, çka ngriti dyshime se i riu është pjesë e një grupi grabitësish.
Gjykata e la në arrest shtëpie, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar aktivitetin e tij kriminal.