Britania e Madhe shënon rritje të rasteve të reja me koronavirus

Evropë

Britania e Madhe shënon rritje të rasteve të reja me koronavirus

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:00
Ilustrim

Numri i njerëzve të infektuar me virusin korona në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe ka shënuar rritje për 35.982, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo është një rritje në krahasim me një ditë më parë kur u regjistruan 27.052 raste të reja të koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është 2 milionë e 40 mijë e 147, raporton Reuters.

326 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave është 67.401.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat