Rreth 800 migrantë dhe refugjatë e kaluan edhe një natë në ambient të hapur në ish-kampin “Lipa”, afër Bihaqit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Më 28 dhjetor, Kryqi i Kuq u ofroi atyre ushqim të nxehtë dhe disa rroba.
Stafi i Kryqit të Kuq u shpërndau migrantëve edhe doreza, kapele dhe çorape.
Përfaqësuesit e autoriteteve lokale të kantonit Una-Sana dhe autoritetet shtetërore nuk kanë rënë ende dakord mbi një vendstrehim të ri.