Policia ruse rikthen në Çeçeni dy burra homoseksualë, një vit pas arratisjes

Evropë

Policia ruse rikthen në Çeçeni dy burra homoseksualë, një vit pas arratisjes

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Dy burra çeçenë homoseksualë që u larguan në Rusi pasi dyshohet se u torturuan në Çeçeni, janë kthyer në vendlindje dhe janë në "rrezik vdekjeprurës", thotë një grup i të drejtave për këtë kategori.

Rrjeti rus LGBT tha se Salekh Magamadov dhe Ismail Isayev ishin kapur dhe kthyer në Çeçeni nga policia ruse.

Grupi tha se i ndihmoi burrat të arratiseshin në Rusi vitin e kaluar për të shmangur arrestimin nga policia çeçene, për drejtimin e një kanali opozitar Telegram.

Të dy burrat u torturuan dhe u detyruan të regjistronin një video duke kërkuar falje, shkruan BBC.

Tani rrjeti rus LGBT thotë se dyshja u kapën të enjten nga policia ruse, duke u kthyer më vonë me forcë tek autoritetet në Çeçeni, një republikë jugore e Rusisë.

Personat homoseksualë dhe pakicat e tjera seksuale përballen me persekutim sistematik në Çeçeni, e cila është kryesisht myslimane, ku homofobia është e përhapur.

Lideri autoritar i rajonit, Ramzan Kadyrov, vazhdimisht ka mohuar akuzat për ndalime të paligjshme dhe abuzime të të drejtave të njeriut.

Ai dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë madje kanë thënë se nuk ka anëtarë të komunitetit LGBT + në Çeçeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat