Autoritetet italiane kanë miratuar një ndalim të anijeve të lundrimit që hyjnë në qendrën historike të Venecias, raporton BBC.
Ministri i kulturës i vendit tha të mërkurën se vendimi erdhi si përgjigje e një kërkese nga organi kulturor i KB Unesco.
Anijet e mëdha tani do të duhet të ankorohen në portin industrial të qytetit derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme.
Kritikët argumentojnë që anijet shkaktojnë ndotje dhe shkatërrojnë themelet e qytetit, i cili vuan nga përmbytjet e rregullta.