Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, të martën kërcënoi të ndalojë tranzitin e mallrave të Bashkimit Evropian përmes vendit të tij në Rusi dhe Kinë në shenjë hakmarrje për sanksionet e BE-së.
Blloku e cila përbëhet prej 27 vendesh vendosi sanksione të gjera ekonomike mbi Bjellorusinë muajin e kaluar, duke synuar industritë e saj kryesore të eksportit dhe aksesin në financa pasi kryeqyteti bjellorus, Minsku, detyroi një fluturim të Ryanair të zbarkonte dhe arrestoi një bloger disident.
Agjencitë e vlerësimit dhe analistët thonë se sanksionet do ta lënë Lukashenko kryesisht të padëmtuar dhe të aftë të vazhdojë financimin e ekonomisë dhe forcave të tij të sigurisë.
“E para: jo një hap brenda tregut Bjellorus; e dyta: as një hap përmes Bjellorusisë,” i tha Lukashenko në një takimi qeveritar.
“Pikërisht e njëjta gjë duhet të bëhet me gjermanët. Lërini (ata) të furnizojnë produktet e tyre në Kinë dhe Rusi përmes Finlandës. Ose përmes Ukrainës,” shtoi ai.
Lukashenko nuk specifikoi kur tranziti mund të bllokohet dhe cilat vende, përtej Gjermanisë, mund të preken, raporton Reuters.