Policia kroate thotë se 19 shtetas afganë të evakuuar nga vendi i tyre për shkak të kërcënimit nga talebanët kanë zbarkuar në Kroaci, raporton AP.
Një deklaratë e policisë thotë se grupi që mbërriti mbrëmjen e së shtunës përfshinte tre familje me 10 fëmijë dhe një burrë beqar.
Policia thotë se të evakuuarit janë njerëz me lidhje me delegacionin e Bashkimit Evropian në Kabul dhe familjet e tyre dhe kanë shprehur synimin për të kërkuar azil në Kroaci.
Ata do të vendosen në një kamp për grupet e cenueshme pasi përfshijnë të miturit. Asnjë detaj tjetër nuk është i disponueshëm menjëherë.