Pas 24 orësh trazirash politike, Partia Popullore në pushtet e Austrisë ka zgjedhur Ministrin e Brendshëm, Karl Nehammer, për të marrë detyrën e kreut të partisë dhe vendit.
Nehammer do të jetë zgjedhja e tretë e partisë për kancelarin brenda disa javësh, pasi Sebastian Kurz u largua nga pushteti në tetor, shkruan BBC.
Të enjten dha dorëheqje edhe nga pozita e liderit të partisë duke u larguar kështu krejtësisht nga politika.
Në po të njëjtën ditë dha dorëheqje edhe Alexander Schallenberg që ishte pasues i Kurz në pozitën e kancelarit.
Schallenberg tha se ishte i bindur se vendi duhet të drejtohej nga i njëjti person si kreu i partisë në pushtet.
Partia Popullore (ÖVP) është në koalicion me të Gjelbërit, të cilët tërhoqën mbështetjen e tyre për Kurz kur prokurorët thanë se po e hetonin.
Nehammer u tha gazetarëve se ishte një nder dhe privilegj i madh: “Sot u emërova unanimisht nga udhëheqja e ÖVP si kryetar i partisë dhe në të njëjtën kohë si kandidat për kancelar federal”.