Një pasagjer u arrestua në aeroportin “Heathrow” të Londrës pasi një grua e akuzoi për përdhunim gjatë një fluturimi natën nga Nju Xhersi për në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Gruaja tha se një burrë 40-vjeçar e sulmoi, ndërsa pasagjerët e tjerë po flinin në një fluturim transatlantik më 31 janar, raporton BBC.
Policia hipi në një aeroplan të kompanisë “United Airlines” sapo u ul dhe arrestoi një burrë që është nën hetim.
Një zëdhënës i policisë së Londrës tha se njoftimin për incidentin e kanë marrë gjatë fluturimit.