Ministria e Punëve të Jashtme e Mali të Zi ka bërë të ditur se ka shpallu non grata një diplomat të akredituar në Ambasadën e Federatës Ruse.
Ambasadorit rus i është dorëzuar sot një notë formale për atë vendim, ku parashikohet një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga vendi, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.
“Arsyeja e marrjes së këtij vendimi është vlerësimi i organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatit rus, të cilat janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, thuhet në deklaratë.