LIVE: Tensione të mëdha – ky është dështimi i radhës i Rusisë

Evropë

LIVE: Tensione të mëdha – ky është dështimi i radhës i Rusisë

Nga: Bota sot Më: 19 mars 2022 Në ora: 07:23 Përditësuar në ora: 22:31 më 19.03.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se banorët e qytetit u dërguan në Rusi

Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se disa mijëra banorë të këtij qyteti të rrethuar u dërguan në Rusi.

Në një mesazh në Telegram, Vadim Boychenko tha se disa u ridrejtuan në qytete të largëta në Rusi, ndërsa fati i të tjerëve mbetet i panjohur, raportoi BBC.

BBC deklaroi se nuk ka mundur të konfirmonte këtë pretendim.

“Ajo që po bëjnë pushtuesit sot është e njohur për brezin e vjetër, i cili pa ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët i zinin peng njerëzit me forcë”, tha Boychenko.

“Është e vështirë të imagjinohet se në shekullin e 21-të, njerëzit do të dëbohen me forcë në një vend tjetër”.

Rreth 300,000 njerëz janë zënë peng në qytet, pasi ushqimet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë, ndërkaq që Rusia po bllokon hyrjen e ndihmave humanitare.

Sulmetruse goditën spitalin, kishën dhe blloqet e panumërta të apartamenteve, ndërkaq zyrtarët lokalë vlerësojnë se rreth 80 për qind e ndërtesave të banimit u dëmtuan ose u shkatërruan, një e treta e të cilave janë të pariparueshme.

Vendndodhja e qytetit port, në Detin Azov, është strategjike për Rusinë, pasi do ta ndihmonte atë të krijonte një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, si dhe Krimesë, një gadishull që ajo aneksoi në 2014.

Vdes një nga balerinët më të njohur të Ukrainës, u qëllua nga artileria ruse

Është konfirmuar se një nga balerinët kryesorë të Ukrainës, Artem Datsishin, ka vdekur.

Ai është figura më e fundit e shquar artistike që është vrarë që nga fillimi i pushtimit.

Datsishin, 43 vjeçar, një ish kërcimtar kryesor i Operas Kombëtare të Ukrainës, vdiq të enjten pasi u plagos muajin e kaluar nga zjarri i artilerisë ruse, raporton BBC, përcjell Bota sot.

“Nuk mund ta shpreh dhimbjen time që po më pushton”, ka shkruar në Facebook shoqja e tij Tatiana Borovik.

Valltarët ukrainas strehohen në teatrin polak të operës

Artistët kanë qenë mes miliona njerëzve që kanë ikur nga Ukraina, për shkak të sulmeve nga Rusia.

Në Varshavë, Baleti Kombëtar polak u ka dhënë strehë rreth 30 balerinëve ukrainas në shtëpinë e tij të operës, raporton BBC.

Ai gjithashtu u dha atyre mundësinë për t’u bashkuar me grupin aty.

​Sulmet ajrore godasin Mykolaiv

Sulmet ajrore ruse në Mykolaiv kanë ndodhur gjatë gjithë ditës, tha një zyrtar rajonal.

Ai vjen një ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një kazermë ushtarake në qytetin jugor të Ukrainës. Rreth 200 ushtarë raportohet të kenë fjetur në kazermë kur goditën tre raketa ruse.

Vitaly Kim, kreu i administratës rajonale, tha se nuk kishte as kohë të mjaftueshme për të ngritur alarmin mbi bastisjet e fundit "sepse në kohën kur ne shpallim këtë tornado, ai tashmë është atje".

“Mesazhi (alarmi) dhe bombardimet arrijnë në të njëjtën kohë”, tha ai në rrjetet sociale. Ai nuk dha detaje për shkallën e dëmit apo për ndonjë viktimë të mundshme.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Më shumë se 3 milionë refugjatë kanë ikur në perëndim

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha se më shumë se 3 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina përmes kufirit të saj perëndimor.

Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se rreth 2 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit, raporton BBC.

Ukraina ka evakuuar 190 mijë civilë nga zonat e vijës së frontit përmes korridoreve humanitare që nga fillimi i pushtimit rus, tha Vereshchuk.

Ajo gjithashtu shtoi se korridoret në rajonet e Kievit dhe Luhanskut po funksiononin, por një korridor i planifikuar për në Mariupol ishte vetëm pjesërisht funksional, me trupat ruse që nuk lejonin autobusët të kalonin.

Ukraina tha se 6,623 njerëz u evakuuan të shtunën nga qytetet

Gjithsej 6,623 persona u evakuuan nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare të shtunën, tha një zyrtar i lartë ukrainas, gjë që është dukshëm më pak se sa numri që arriti të largohej një ditë më parë, raporton Reuters.

Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshefi i kabinetit të presidentit, tha në një njoftim online se 4,128 njerëz ishin larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Ai tha të premten se 9,145 njerëz, gjatë ditës, arritën të largoheshin nga qytetet në të gjithë vendin.

“Xhuxhi budalla që dëshiron të testojë armët e tij”, rrëfehet ushtari ukrainas që i shpëtoi vdekjes

Dhjetëra ushtarë ukrainas dyshohet se janë vrarë pasi një bazë ushtarake u sulmua në mes të pushtimit të plotë të Rusisë.

Deri në 200 trupa mendohet se kanë qenë brenda kazermave në Mykolaiv, në jug të vendit të shkatërruar nga lufta, kur ata u shënjestuan të premten, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Të paktën 50 trupa janë gjetur, tha një ushtarak ukrainas për agjencinë e lajmeve AFP.

“Nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, shtoi ai.

Media belge VTM vizitoi skenën e sulmit me raketa dhe filmoi shkatërrimin e shkaktuar, derisa trupat e pajetë u nxorrën nga rrënojat.

Lajmin e plotë lexojeni KETU

Ukraina merr më shumë raketa amerikane

Ukraina do të marrë një dërgesë të re të armëve amerikane brenda pak ditësh, duke përfshirë raketat Javelin dhe Stinger, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, në një intervistë televizive të shtunën.

“Armët do të gjenden në territorin e vendit tonë së shpejti. Është çështje ditësh”, tha Danilov, raporton Reuters.

Aleatët e Ukrainës kanë dorëzuar dërgesa ajrore me armë për të forcuar ushtrinë e saj, në luftën kundër pushtimit rus. Rusia ka kritikuar dërgesat e tilla nga vendet anëtare të NATO-s.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por hasi në rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase.

Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmit në teatrin e Mariupolit

Thuhet se 1 mijë njerëz janë bllokuar brenda rrënojave të teatrit të bombarduar në Mariupol, një imazh i ri satelitor është shfaqur që tregon dëme të konsiderueshme në ndërtesë.

Pamjet nga “Maxar Technologies”, tregojnë pasojat e goditjes së këtij teatri, për të cilin Ukraina fajëson Rusinë, raporton BBC.

Punonjësit e shpëtimit janë ende duke kërkuar për të mbijetuar në rrënojat e teatrit.

Autoritetet kanë bërë të ditur, se deri më tani, nga rrënojat janë larguar 130 persona.

Këto janë zhvillimet e fundit në Ukrainë

Sot është dita e 24-të e agresionit rus në Ukrainë, ku luftimet në rrugë po vazhdojnë në qendër të portit strategjik jugor të Ukrainës, Mariupol, derisa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e qytetit.

Kjo po pengon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në një bodrum nën rrënojat e një teatri të granatuar.

Në këtë qytet janë rreth 300 mijë civilë të paaftë për të evakuuar, pasi trupat ruse ishin në gjendje të kalonin rrugën e tyre përmes kolonave të blinduara, raporton BBC.

Kryebashkiaku, Vadym Boychenko thotë se forcat ukrainase po bëjnë gjithçka për të mbajtur një forcë më të madhe ruse brenda qytetit port jugor.

Në një qytet tjetër jugor, Zaporizhzhia, ka filluar shtetrrethimi 38 orësh, i cili vjen pas një sulmi me raketa ruse që vrau të paktën nëntë persona.

Presidenti i Ukrainës i ka kërkuar presidentit rus që t’i bashkohet atij për bisedimet e paqes, duke thënë se është i vetmi shans për Rusinë që të reduktojë dëmin e gabimeve të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat