Kiev nën zjarre – Klitschko publikon pamjet e fundit nga shpërthimet/ Rusët i vendosin ultimatum Ukrainës për Mariupolin

Evropë

Kiev nën zjarre – Klitschko publikon pamjet e fundit nga shpërthimet/ Rusët i vendosin ultimatum Ukrainës për Mariupolin

Nga: Bota sot Më: 20 mars 2022 Në ora: 07:07 Përditësuar në ora: 07:39 më 20.03.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ushtria e Ukrainës: Rusia përpiqet të rindërtohet dhe rigrupohet

Në përditësimin e saj të përditshëm të mëngjesit, ushtria e Ukrainës thotë se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në rimbushjen e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.

Ukraina gjithashtu akuzoi Rusinë për "krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare" në zonat që forcat e saj po pushtonte, duke penguar një autokolonë ndihmash të arrinte në Kherson mbrëmë, përcjell Bota sot.

Në një postim të mëparshëm, ushtria pretendoi se kishte rivendosur linjën e saj të mbrojtjes në jug në disa zona dhe tha se kishte ndalur me sukses një ofensivë ruse pranë Izyum në lindje.

BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

71 foshnje jetime u evakuuan nga Sumy, ishin strehuar në bunker

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Autoritetet ukrainase thonë se kanë arritur të transferojnë 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt.

Foshnjat ishin strehuar në një bunker gjatë javëve të fundit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje dhe ka pasur bombardime këtë javë.

"Me mundësinë e parë për t'u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit", tha Dmytro Zhyvytskyi, guvernatori i rajonit.

Ai ka shpërndarë foto të fëmijëve në Facebook.

“Këta janë fëmijë që nuk kanë prindër (për arsye të ndryshme) dhe shumica e tyre kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor”.

Foshnjat ishin strehuar në një bunker gjatë javëve të fundit

Ai tha se disa mbetën nën kujdesin e stafit të spitalit.

Jahti i mikut të Putinit ngec pa karburant në Norvegji, askush nuk pranon ta furnizojë

“Nuk ju furnizojmë”, kështu u tha kapitenit të një mega jahti në pronësi të një oligarku rus kur tentoi të furnizohej me karburant në një port norvegjez.

Vendasit vazhdimisht refuzuan t’ia shisnin karburantin e tyre oligarkut rus i cili ka në pronësi  Jahtin Ragnar 68 metra.

Bëhet fjalë për Vladimir Strzhalkovsky, një ish-agjent i KGB-së dhe mik i vjetër i Vladimir Putinit, i cili ka ngecur në portin e Narvik në Norvegjinë veriore.

Kapiteni i tij Rob Lankester, raporton Guardian, thotë se ai është një ish-marins mbretëror britanik dhe ka akuzuar autoritetet norvegjeze për diskriminim, duke thënë se pronari i jahtit nuk është në listën e sanksioneve dhe se as ai dhe ekuipazhi i tij prej 15 personash nuk janë rusë.

Zelensky: Sulmet ruse ndaj qytetit të rrethuar të Mariupolit janë “akte terrori”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse ndaj qytetit të rrethuar të Mariupolit janë “akte terrori” që do të “mbahen mend për shekuj me radhë”.

Përmes një video-mesazhi të postuar në orët e para të së dielës, presidenti ukrainas tha se Mariupoli do të mbahet mend në histori si shembull i krimeve të luftës.

“T’ia bësh këtë një qyteti paqësor, atë që pushtuesit e bënë, është terror që do të mbahet mend për shekuj me radhë”, tha ai.

LEXO edhe: LIVE: Tensione të mëdha – ky është dështimi i radhës i Rusisë

Ai u tha ukrainasve se negociatat me rusët nuk janë “as të thjeshta as të këndshme, por janë të nevojshme”.

Në adresimin e tij drejtuar kombit, presidenti ukrainas tha se të shtunën ka biseduar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, lidhur me kursin e bisedimeve me Rusinë.

“Ukraina gjithmonë ka kërkuar zgjidhje paqësore. Për më tepër, ne jemi të interesuar për paqe tani”, tha ai.

Qyteti-port i Mariupolit është rrethuar nga trupat ruse dhe banorët e mbetur të bllokuar kanë mungesa të mëdha të ujit dhe ushqimit, teksa janë përballur me bombardime të vazhdueshme. Të shtunën u raportua se trupat ruse kanë depërtuar brenda qytetit dhe se pati luftime edhe në qendër të këtij qyteti.

Autoritetet lokale në Mariupol kanë thënë se disa mijëra banorë të këtij qyteti janë dëbuar në territorin rusë.

Zelensky njofton ndalimin e 11 partive pro-ruse

Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelenskyy ka dalë më një njoftim përmes një video të publikuar gjatës natës. Ai ka njoftuar se janë ndaluar 11 parti pro-ruse, transmeton "Bota sot".

Presidenti Volodymyr Zelensky ka përmendur disa nga partitë, siç janë Platforma e Opozitës - Për Jetën, një ndër partitë më të mëdha pro-ruse me përfaqësues në parlamentin e Ukrainës.

Këto janë partitë e tjera, të cilat janë të përfshira në këtë vendim të Zelenskyy: Partia e Sheriatit, E Majta, Bashkimi i Forcës së Majtë, Partinë Socialiste Progresive e Ukrainës, Shteti, Partia Socialiste Ukraina, Socialistët dhe Blloku Vladimir Saldo.

Ministria e Drejtësisë e Ukrainës do të veprojë menjëherë për të zbatuar ndalimin, për të cilin Zelensky tha se do të zgjasë për aq kohë sa ligji ushtarak të mbetet në fuqi.

Bllokohen 1500 media ruse në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus rreth 1500 media që përhapin propagandën ruse janë bllokuar në Ukrainë.

Siç shkruan BBC, Policia Kombëtare ka njoftuar se: “Ne kemi arritur të bllokojmë gjithsej 1500 mediume të agresorit rus”.

“Kanalet e bllokuara kishin një audiencë prej 15 milionë njerëz".

Policia shtoi se mediat dhe publikimet ishin bllokuar pas ankesave të paraqitura nga përdoruesit e internetit ukrainas në kanalet Telegram të krijuara nga policia kibernetike e Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat