Në mediat sociale janë shfaqur imazhe të protestave që po zhvillohen sot në Kherson, Kakhovka dhe Berdyansk - të gjitha qytetet tani të kontrolluara nga trupat ruse.
Tubimet duken të jenë paqësore dhe ende nuk janë shpërndarë nga forcat pushtuese ruse, përcjell "Bota sot".
Një video, e shpërndarë nga gazeta e lajmeve Ukrayinska Pravda, tregon turmat duke valëvitur flamujt ukrainas në Kherson.
Protestuesit shihen duke brohoritur "Khersoni është Ukrainë!".
💪 Суспільне Херсон повідомляє, що у тимчасово окупованому місті люди вийшли на мирний мітинг. Вже зібралось кілька тисяч містян. Скандують "Домой, пока живой!", "Херсон - це Україна!" pic.twitter.com/IMW1lzpACU
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) March 20, 2022