Mariupoli vazhdon të përballet me situatë të rëndë. Rreth 300,000 njerëz janë të bllokuar, pa rrymë, ushqim dhe ujë, si dhe në bombardime të mëdha
Ukraina ka injoruar kërkesën e Rusisë për të dorëzuar këtë qytet, duke thënë se premtimet ruse për të hapur korridore humanitare, nuk janë të besueshme
Një deputet ukrainas nga Mariupoli ka thënë se Rusia është duke tentuar që t’i përballë banorët e Mariupolit me uri të madhe, mirëpo ka shtuar se qyteti nuk do të dorëzohet
Autoritetet ukrainase kanë thënë që të paktën tetë njerëz kanë vdekur kur një qendër tregtare dhe një numër shtëpish janë goditur në rajonin Podilski në Kiev
Njerëzit janë këshilluar që të strehohen pasi një tank 50-tonësh me gaz helmues është dëmtuar pas bombardimeve në central kimik afër qyteti Sumi, duke shkaktuar rrjedhje toksike të amoniakut
Kryetari i qytetit të Kievit ka njoftuar për orë policore në kryeqytet prej orës 20:00 me orën lokale të hënën deri në orën 07:00 me orën lokale të mërkurën
Ministri i Jashtëm i Lituanisë ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë presionin ndaj Rusisë dhe “nuk duhet të lodhet” nga vendosja e sanksioneve
Kremlini: Nuk ka përparim të madh në bisedimet për paqe
Nuk ka asnjë përparim të madh në bisedimet për paqe në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ka thënë Kremlini më 21 mars.
Duke folur para gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se duhet arritur përparim i madh në bisedime, para se të jetë i mundshëm takimi i presidentit rus, Vladimir Putin me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, mirëpo forcat ukrainase kanë bërë rezistencë të madhe dhe Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, me qëllim të largimit të forcave ruse nga territori ukrainas.
Zelensky ka bërë sërish thirrje për negociata me Putinin, në një intervistë të zhvilluar më 20 mars, në kanalin televiziv, CNN.
“Jam i gatshëm për negociata me të”, ka thënë Zelensky.
“Mendoj se pa negociata nuk mund të përfundojë kjo luftë”, ka thënë mes tjerash Zelensky për CNN.
Shkatërrimi i një qendre tregtare në Kiev pas sulmit rus
Kievi është zgjuar me skena të reja shkatërrimi pasi një sulm i forcave ruse vonë më 20 mars, shkatërroi një qendër tregtare. Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës tha se të paktën tetë persona janë vrarë gjatë këtij sulmi, i cili goditi edhe ndërtesat e banimit.
A mundet BE-ja të heqë dorë nga energjia ruse?
Nga: M.H.
Presidentja e Lituanisë, Gitana Nauseda, ka thënë se vendi po punon drejt refuzimit të burimeve ruse të energjisë.
Kjo vjen pasi ministri i tij i jashtëm, Gabrielius Landsberg, tha se Bashkimi Evropian duhet të rrisë sanksionet ndaj importeve të naftës ruse, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Duke folur për gazetarët në Bruksel, ai tha: "Është e pashmangshme që ne të fillojmë të flasim për sektorin e energjisë dhe ne mund të flasim patjetër për naftën sepse ajo është e ardhura më e madhe për buxhetin e Rusisë."
Megjithatë, kryeministri holandez Mark Rutte tha se BE është ende e varur nga nafta dhe gazi rus dhe “nuk mund ta ndërpresë brenda ditës”.
Këtë muaj, SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan një ndalim të naftës ruse, ndërsa BE tha se do t'i jepte fund varësisë së saj nga gazi rus.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku kishte blerë mjaftueshëm gaz natyror të lëngshëm për të siguruar që mund të ishte i pavarur nga importet ruse deri në fund të dimrit.
Kievi shpall shtetrrethim
Nga: G.B
Një shtetrrethimi i ri është shpallur në kryeqytetin ukrainas Kiev, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Ora policore do të jetë në fuqi nga ora 20:00 sot deri në orën 07:00 të mërkurën, shkroi kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi – ose në strehimore kur bie alarmi”, tha ai.
Tetë persona u vranë në sulmin rus në qendrën tregtare të Kievit
Nga: M.H.
Të paktën tetë persona janë vrarë në një sulm rus në një qendër tregtare në lagjen Podilskyi të kryeqytetit ukrainas të Kievit, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Një qendër tregtare dhe makina në një parking ngjitur morën flakë pas bombardimeve ruse në rrethin Podilskyi të Kievit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës të dielën vonë, duke shtuar se 63 zjarrfikës punuan për të shuar flakët që kishin arritur deri në katin e tretë dhe të katërt të qendër tregtare, shkruan CNN ,përcjell “Bota sot”.
Një pamje ajrore e qendrës tregtare të shkatërruar plotësisht pas një bombardimi rus në Kiev, Ukrainë, më 21 mars.
“Si pasojë e sulmit me raketa armike dhe zjarrit që rezultoi, u shkatërrua një qendër tregtare, u dëmtuan xhamat e ndërtesave të banimit aty pranë dhe automjetet e parkuara në afërsi”, tha Prokurori i Përgjithshëm në një postim në kanalin e saj Telegram.
Prokurori i Përgjithshëm sugjeroi se numri i viktimave mund të rritet, duke shtuar se numri i të vdekurve bazohej në informacionet paraprake.
Lituania kërkon nga BE-ja të rrisë sanksionet ndaj Rusisë
Nga: M.H.
Ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsberg ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj importeve të naftës ruse, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Duke folur për gazetarët në Bruksel, ai tha:
"Është e pashmangshme që ne të fillojmë të flasim për sektorin e energjisë dhe ne mund të flasim patjetër për naftën sepse është e ardhura më e madhe për buxhetin në rritje."
Kujtojmë që sulmet e ashpra në Ukrainë edhe gjatë ditës së sotme.
Borrell thotë se Rusia është duke kryer “krime masive të luftës” në Mariupol
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se Rusia është duke kryer “krim masiv të luftës”, duke sulmuar qytetin ukrainas, Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar për disa javë.
“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është krim masiv i luftës, duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe duke vrarë secilin”, ka thënë Borrell në fillim të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.
Blloku prej 27 kombesh do të diskutojë sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë embargo të naftës dhe mundësi të largimit të më shumë bankave nga sistemi financiar SWIFT.
Granatimet ruse goditën rezervuarin 50 tonësh të amoniakut, detaje të reja
Nga: G.B
Më shumë tani për një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike pranë qytetit të Sumy, për të cilën raportuam më herët se ishte kontrolluar.
Zyrtarët kanë thënë se një rezervuar 50 tonësh i gazit helmues u dëmtua kur objekti i Sumykhimprom u godit nga granatimet ruse dhe se kjo krijoi një re amoniaku, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Reja preku një zonë prej rreth 2.5 km (1.5 milje), tha guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyy.
Ai tha se ishte raportuar një lëndim - një punëtor në uzinë. Banorët e qytetit të afërt të Novoselytsya u këshilluan të strehoheshin për shkak të drejtimit të erës.
Amoniaku përdoret kryesisht për prodhimin e plehrave dhe është gërryes. Mund të shkaktojë dhimbje dhe djegie në rrugët e frymëmarrjes dhe lëndime në sy.
"Më shumë se 10 mijë" ukrainas kanë mbërritur në Francë, thotë ministri i brendshëm
Më shumë se 10 mijë refugjatë ukrainas kanë kaluar në Francë që nga fillimi i pushtimit rus, tha ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin për transmetuesin francez RTL të hënën.
Duke folur për numrin e të ardhurve ukrainas, ai tha: "Është më shumë se 10,000, por ndoshta edhe më shumë".
Darmanin shtoi se shtetasit ukrainas mund të hyjnë në Francë pa vizë.
Shumë nga ata që mbërrinin po kalonin vetëm përmes Francës, kryesisht drejt komunitetit të madh ukrainas në Spanjë, tha ai.
"Është e sigurt që dhjetëra mijëra ukrainas do të mbërrijnë në vend në ditët dhe javët në vijim," tha Darmanin.