Ukraina përjetoi njërën prej ditëve më të rënda, një fije shprese i vije nga Amerika!

Evropë

Ukraina përjetoi njërën prej ditëve më të rënda, një fije shprese i vije nga Amerika!

Nga: Bota sot Më: 21 mars 2022 Në ora: 06:27 Përditësuar në ora: 09:45 më 21.03.2022
Forca ushtarake ukrainase

Arrihet pajtueshmëri për tetë korridore humanitare

Tetë korridore humanitare pritet të hapen për largim të banorëve nga qytetet ukrainase të hënën, por jo edhe nga qyteti i rrethuar Mariupol, ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Ajo ka thënë se kanë dështuar përpjekjet për furnizime humanitare në Mariupol.

Mbi 10 milionë ukrainas të zhvendosur

Besohet se 10 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda ose jashtë shtetit, prej shpërthimit të luftës.

Më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë ikur në Poloni, ka thënë Garda Kufitare polake.

Sipas të dhënave të Universitetit të Varshavës, rreth 1.2 milion refugjatë janë ende në Poloni, ndërsa pjesa tjetër ka kaluar në shtetet tjera.

Zhvillimet e fundit në ditën e 26-të të luftës në Ukrainë

Këto janë disa prej zhvillimeve të para në ditën e 26-të të luftës në Ukrainë

Ukraina ka refuzuar një ultimatum rus për dorëzim të qytetit të Mariupolit, ku besohet se rreth 300,000 njerëz janë të bllokuar dhe me pak furnizime. Moska është zotuar se në rast të dorëzimit ukrainas, do të ofrohen korridore të sigurta për largim të civilëve

Kryetari i Mariupolit ka thënë pak më parë për transmetuesin britanik, BBC se zotimet humanitare të Moskës nuk janë të besueshme dhe është zotuar se forcat ukrainase do të luftojnë

Situata në qytet, i cili është i rrethuar nga trupat ruse dhe është shkatërruar nga bombardimet, është përshkruar “ferr në Tokë”, sipas një deputeti ukrainas, pasi janë duke mbaruar furnizimet me ushqim dhe ilaçe

Sulmet janë duke vazhduar në qytetet tjera ukrainase dhe shpërthime të mëdha janë raportuar në Kiev. Autoritetet kanë thënë se atje janë goditur shtëpi dhe një qendër tregtare

Mirëpo Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se përparimi i forcave ruse drejt Kievit ka ngecur

Ka pasur raportime për rrjedhje amoniaku në një central kimik në qytetin Sumi, i cili është i rrethuar nga forcat ruse. Zyrtarët kanë thënë se rrjedhja është ndalur, mirëpo u kanë thënë banorëve në afërsi që të largohen pasi gazi është i rrezikshëm

Eksodi prej më shumë se 2 milionë njerëz në Poloni

H.O. H.O.

Më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni - 2,114,000 që nga fillimi i luftës - tha Roja Kufitare Polake të hënën.

Megjithatë, numrat që kalojnë po bien.

Vetëm të dielën, 33,800 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në Tëitter, 16% më pak nga e shtuna.

Deri në orën 06:00 të së hënës, 5,700 kishin kaluar, që është 17% më pak nga e njëjta periudhë e së shtunës. Disa nga njerëzit që ikin tashmë janë larguar nga Polonia për në vendet e tjera të destinacionit.

Hulumtimi i migracionit të Universitetit të Varshavës, prof. Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2 milionë njerëz kanë mbetur.

Më shumë se një çerek milion njerëz (264,000) janë kthyer në Ukrainë nëpërmjet Polonisë që nga fillimi i luftës.

Ndalet rrjedhja e amoniakut

Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se ka shqetësime që në qytetin ukrainas, Sumi ka rrjedhje të amoniakut në një central kimik.

Guvernatori rajonal, Dmytro Zhyvytskyy, ka thënë se rrjedhja është shkaktuar nga bombardimet ruse dhe se banorëve në afërsi u është thënë të largohen nga vendbanimet e tyre.

Megjithatë, ai ka thënë se autoritetet kanë arritur të ndalin amoniakun pas dy orëve.

“Ekipet e emergjencës janë duke punuar për të ndalur amoniakun. Nuk ka kërcënim për popullsinë”, ka thënë ai në Telegram.

Gjashtë të vdekur nga bombardimet gjatë natës në qendrën tregtare në Kiev

H.O. H.O.

Të paktën gjashtë persona u vranë në bombardimin gjatë natës në një qendër tregtare në kryeqytetin ukrainas, Kiev, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Gjashtë trupa u vendosën përpara qendrës tregtare Retroville në rrethin veriperëndimor Podilskyi.

Ndërtesa 10-katëshe u godit nga një shpërthim i fuqishëm që pluhuroi automjetet në parkingun e saj dhe la një krater të gjerë disa metra.

Qendra e djegur ende tymoste mëngjesin e së hënës. E gjithë pjesa jugore e saj ishte shkatërruar, si dhe një qendër fitnesi në parkingun e saj.

Shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës thanë se morën një telefonatë në orën 22:48 se një zjarr kishte shpërthyer në disa shtëpi dhe kate të një qendre tregtare, duke përmendur se "granatimet e armikut" kishin shkaktuar zjarre në disa kate dhe i kishin vënë flakën disa makinave.

Image

Zelanda e Re zotohet për më shumë ndihmë për Ukrainën

Zelanda e Re është zotuar se do t’i ofrojë Ukrainës fonde shtesë në vlerë të 3.46 milionë dollarëve amerikanë si dhe pajisje jovdekjeprurëse.

Kryeministrja e këtij shteti, Jacinda Ardern ka thënë se paratë do të dërgohen në një fond të NATO-s.

Ai ofron naftë, pajisje komunikimi dhe pajisje të ndihmës së parë për forcat ukrainase.

Deri më tani, Zelanda e Re ka dërguar ndihmë në Ukrainë në vlerë të 7 milionë dollarëve amerikanë.

Lexoni poashtu:  Kiev nën zjarre – Klitschko publikon pamjet e fundit nga shpërthimet/ Rusët i vendosin ultimatum Ukrainës për Mariupolin

Rusia godet me raketa mëngjesin e sotëm

H.O. H.O.

Rusia gjuajti dy raketa në një terren stërvitor ushtarak në Rivne, në Ukrainën perëndimore, tha Vitaliy Koval, kreu i administratës rajonale.

Në një deklaratë me video ai tha se gjuajtja ndodhi në mëngjesin e 21 marsit.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, transmeton Bota sot.

Britania e Madhe: Rusia është ende e fokusuar në Kiev

H.O. H.O.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thotë se Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, mbetet prioriteti i Rusisë dhe ata presin përparim në javët e ardhshme, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në përditësimin e fundit të mëngjesit, ata thanë se luftimet e ashpra vazhduan në veri të kryeqytetit.

Mirëpo përparimet ruse nga ai drejtim kishin ngecur.

"Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë dhe ata ka të ngjarë t'i japin përparësi përpjekjeve për të rrethuar qytetin gjatë javëve të ardhshme."

Pamje nga shpërthimi i madh në qendrën tregtare në Kiev

H.O. H.O.

Siç ju thamë më herët mendohet se të paktën katër persona u vranë nga shpërthimi.

Këtu mund të shihni pamjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat