Vazhdojnë luftimet/ SHBA paralajmëron goditjen e radhës ndaj Rusisë - Zelensky thirrje botës

Evropë

Vazhdojnë luftimet/ SHBA paralajmëron goditjen e radhës ndaj Rusisë - Zelensky thirrje botës

Nga: BOTA SOT Më: 23 mars 2022 Në ora: 06:29 Përditësuar në ora: 23:55 më 23.03.2022
Njerëzit qëndrojnë në radhë për ndihmë humanitare në portin jugor të rrethuar të Mariupol, Ukrainë. Fotografia: Alexander Ermochenko/Reuters

Zelensky bën thirrje për tubime në mbarë botën më 24 mars

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video-adresimi, u bëri thirrje qytetarëve në mbarë botën që të protestojnë të enjten, në njëmujorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Lufta e Rusisë nuk është vetëm luftë kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë”, tha Zelensky teksa foli në gjuhën angleze.

“Rusia ka nisur luftë kundër lirisë”, tha ai dhe shtoi: “Për Rusinë, ky është vetëm fillimi”.

“Rusia po tenton të mposht lirinë e të gjithë popullsisë të Evropës, e të gjithë popullsisë së botës”.

“Është munduar që të tregojë se vetëm forca ka rëndësi”, shtoi ai.

Zelenksy tha se “bota duhet ta ndalë Rusinë. Bota duhet ta ndalë luftën”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbarë botës që të enjte të dalin në rrugë për të marshuar, duke bartur simbolet ukrainase.

“Dilni në sheshet dhe rrugët tuaja. Bëjeni veten të dukshëm dhe që të dëgjohet zëri juaj. Thoni se njerëzit kanë rëndësi, liria ka rëndësi, paqja ka rëndësi. Ukraina ka rëndësi”, tha ai.

Agjencia e OKB-së bën thirrje për veprim të menjëhershëm për sigurinë bërthamore të Ukrainës

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrje bërthamore, Rafael Grossi, sërish ka bërë thirrje që urgjentisht të dërgohen ekspertë dhe pajisje në Ukrainë, që të ofrohet siguri për ndërtesat bërthamore ukrainase dhe të parandalohet rreziku për ndonjë aksident të rëndë.

Grossi tha se mbetet shumë i shqetësuar lidhur me situatën në Ukrainë.

Ai tha se shpreson që do të arrihet një marrëveshje për ndihmën teknike, në mënyrë që centralet bërthamore në Ukrainë të operojnë në mënyrë të sigurt. Por, ai tha se ende nuk është arritur një zgjidhje pozitive për këtë çështje.

“Ne nuk mund të humbim më shumë kohë”, tha ai. “Ne duhet të veprojmë tani”, shtoi Grossi.

Centralet bërthamore të Ukrainës kanë 15 rekatorë, por edhe Çernobilin, centralin bërthamor ku më 1986 ka ndodhur aksidenti më i rëndë bërthamor në botë.

Centrali i çmontuar i Çernobilit dhe centrali bërthamor në Zaporizhja aktualisht janë nën kontrollin e forcave ruse.

Rezoluta ruse nuk kalon në OKB

Një rezolutë e përpiluar nga Rusia ka dështuar që të miratohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta bënte thirrje për qasje të ndihmës në Ukrainë. Por, në të nuk përmendej roli i Moskës në luftën në Ukrainë.

Rusia dhe Kina ishin të vetmet anëtare të Këshillit të Sigurimit që votuan për këtë rezolutë, ndërkaq 13 anëtarët e tjerë abstenuan.

Një rezolutë tjetër humanitare, e përpiluar nga Ukraina, pritet të hedhet në votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në ditët në vijim.

Dërgesat me armë nga SHBA-ja do të arrijnë në Ukrainë brenda ditësh

Dërgesa e parë me armë për Ukrainën, që është premtuar nga ligjvënësit amerikanë në paketën e fundit të ndihmës së miratuar në SHBA, do të arrijë në Ukrainë në ditën e ardhshme apo pas dy ditësh, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes për agjencinë Reuters.

Ky zyrtar nuk pranoi të tregojë se çfarë lloj armësh do të përfshihen në këtë dërgesë. Por, ai shtoi se armë që veçse përdoren nga trupat ukrainase, do të jenë prioritet për t’u dërguar në këtë shtet.

“Ne tashmë po grumbullojmë stoqet në SHBA dhe po përgatitemi t’i dërgojmë atje”, tha ky zyrtar.

​Biden mbërrin në Bruksel

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Bruksel, ku do të marrë pjesë në disa samite urgjente për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Air Force One u ul në aeroportin e Brukselit në orën 21:03 me kohën lokale pas një fluturimi afërsisht shtatë orësh nga Uashingtoni.

Ditën e nesërme, presidenti Biden pritet të nisë bisedimet intensive me NATO-n, G7 dhe Bashkimin Evropian.

Pesëmbëdhjetë refugjatë nga Ukraina janë vendosur në Ohër dhe Strugë

Gjithçka që ndërtuam dhe krijuam me vite, e paketuam në një torbë dhe ikëm nga Ukraina, tregojnë me lot në sy pesëmbëdhjetë refugjatët nga Ukraina që kërkuan strehim në Strugë dhe Ohër këto ditë.

Një çift i martuar me gjashtë fëmijë, mes të cilëve një foshnjë dy muajshe, është vendosur në Strugë, ndërsa në Ohër një çift i martuar me tre fëmijë të vegjël, si dhe një grua më e moshuar.

“E lamë shtëpinë që kishim ndërtuar prej më shumë se pesë vitesh, kishim biznesin tonë, por u desh të largohemi, sepse situata ishte shumë e vështirë, kështu që më 15 mars u larguam nga qyteti. Jetonim afër aeroportit dhe bazës ushtarake. Të shtëna janë dëgjuar që nga dita e parë që filluan sulmet”, tha Vladimir Orlovski -refugjat nga Ukraina.

“Edhe pse ishim disa kilometra larg, bombardimet ishin aq të rënda sa që muret e shtëpisë sonë u drodhën, arritëm të shpëtojmë disi, sepse njerëzit filluan të ecnin me armë”, u shpreh Maria Orlovskaya – refugjate nga Ukraina.

Në Ohër gjendet familja Kosiçenko, nga qyteti Poltava, një çift me tre fëmijë. Ata thonë se dhjetë ditë pas bombardimit të Harkovit kanë jetuar në bodrum, i cili ishte njëqind kilometra larg tyre.

“Ne donim të shkojmë në Poloni, por ishte kaos, duhej të presim tre ditë të udhëtojmë me tren. Mbërritëm në Poloni me autobus vullnetar, ku qëndruam 19 ditë, por për shkak të numrit të madh të refugjatëve atje, qiratë e apartamenteve u rritën deri në 1000 dollarë në muaj. Brenda një dite kërkuam strehim në 80 apartamente që jepeshin me qira, por çmimet ishin shumë të larta dhe na kërkuan të paguanim tre muaj para. Këtu gjetëm akomodim për dy muaj dhe paguam 500 euro”, u shpreh Olga Kosiçenko-refugjate.

Ata thonë se kanë nevojë për ndihmë financiare, ushqim e veshmbathje, por edhe punë. Ata kërkojnë nga punëdhënësit vendas nëse kanë nevojë për punëtorë t’i punësojnë, sepse mund t’u ndihmojnë me atë që dinë.

“Deri më tani, sipas informacioneve, nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit. Të gjithë ata që vijnë qëndrojnë te të afërmit dhe miqtë. Kanë hyrë 1924 shtetas ukrainas, ndërsa në dalje të vendit janë regjistruar 1365”, tha Dushko Arsovski -Zëdhënës i Qeverisë.

Qeveria së fundi e urdhëroi Ministrinë e Financave, që të sigurojë mjete në vlerë prej 120 milionë denarëve për organizimin dhe ofrimin e akomodimit në hotele dhe shërbime shtesë, për qytetarët e Ukrainës. Por, nga Shoqata e Hoteleve thonë se deri më tani askush nuk i është përgjigjur letrës së tyre ku shprehin gatishmërinë për të lëshuar 30% kapaciteteve hoteliere.

Rusia e denoncon paralajmërimin kibernetik të SHBA si “absurd”

Zëvendësministri i Jashtëm rus Oleg Syromolotov ka denoncuar pretendimet e SHBA-së se Rusia po planifikon sulme kibernetike si hakmarrje ndaj bizneseve perëndimore që po tërhiqen nga Rusia.

“Këto akuza ndaj nesh janë absurde”, tha ai në një deklaratë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Të hënën, Presidenti amerikan Joe Biden, tha se ishte detyrë patriotike e kompanive amerikane të forconin mbrojtjen e tyre kibernetike kundër sulmeve të mundshme ruse.

Syromolotov e quajti paralajmërimin një "shpërthim të ri të rusofobisë në sfondin e situatës në Ukrainë".

Më shumë se 4,500 ukrainas u evakuuan të mërkurën

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se më shumë se 4,500 njerëz u evakuuan nga qytetet ukrainase.

Ata u evakuuan përmes korridoreve humanitare të mërkurën, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Gati 3,000 prej tyre udhëtuan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzhia.

Kështu tha zëvendëskryeministri i Ukrainës, sipas gazetës Kyiv Independent.

Zelenskyy i kërkon Bidenit që të mos e sanksionojë Abramovichin, zbulohet arsyeja

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar administratës Biden të mos sanksionojë oligarkun rus Roman Abramovich pasi ai mund të ndihmojë për të lehtësuar bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.

Abramovich, i cili ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore pas nisjes së pushtimit të Vladimir Putinit në Ukrainë, ishte planifikuar të goditet sanksionet e Presidentit Joe Biden ndaj rusëve të pasur në mbarë botën, por Zelenskyy i kërkoi Bidenit për një “zbutje” në të paktën rastin e Abramovich, raporton “The Wall Street Journal”.

Abramovich thuhet se është një ndërmjetës i mundshëm i dobishëm midis Zelenskyyt dhe Kremlinit, kështu që Zelenskyy i kërkoi Bidenit në një telefonatë të fundit të ndalonte sanksionimin e Abramovich, thonë burimet për “Journal”.

"Ne nuk do të publikojmë biseda private midis Presidentit Biden dhe Presidentit Zelenskyy," tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Emily Horne.

Planet për të sanksionuar Abramovichin nuk janë unike për administratën e Bidenit, pasi Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar që Abramovich të ngrijë asetet në mbarë botën.

Vetëm në Kharkiv janë shkatërruar mbi 1 mijë ndërtesa banimi

Valdrin Nuredini Valdrin Nuredini

Rreth 1 mijë ndërtesa banimi janë shkatërruar në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, tha të mërkurën kryebashkiaku Ihor Terehov, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Qyteti, i cili konsiderohet si një objektiv kyç për forcat pushtuese të presidentit rus Vladimir Putin dhe ka përjetuar sulme të rënda për javë të tëra, ndodhet vetëm 30 kilometr nga kufiri rus.

Terehov zbuloi shkallën e dëmit të bërë, duke raportuar gjithsej 1,143 ndërtesa të shkatërruara nga zjarri rus, nga të cilat 998 ishin ndërtesa banimi.

Pëveç ndërtesave të banimit, Rusia ka shkatërruar edhe shumë qendra tregtare të cilat kanë qenë investime të reja në ekonominë e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat