LIVE: Rusia nuk ndalon sulmet e ashpra, viktima të shumta nga bombardimet – Zelensky vjen me kërkesën e radhës

Evropë

LIVE: Rusia nuk ndalon sulmet e ashpra, viktima të shumta nga bombardimet – Zelensky vjen me kërkesën e radhës

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2022 Në ora: 06:29 Përditësuar në ora: 20:40 më 26.03.2022
Pamje nga shpërthimet në Lviv

Nënkryetari i Mariupolit: S’ka ushqim për fëmijët, njerëzit po vdesin për ujë e bukë

Nënkryetari i qytetit të pushtuar ukrainas, Mariupol, ka thënë se qytetarët kanë nisur të vdesin si pasojë e urisë dhe dehidrimit, pasi që furnizimet me ushqim dhe ujë po harxhohen ndërkohë që ndihmat humanitare nuk lejohen nga rusët.

“Disa po vdesin nga dehidrimi dhe mungesa e ushqimit. Disa nga mungesa e ilaçeve, insulinës… sepse s’ka ndihmë mjekësore”, ka thënë nënkryetari Sergey Orlov për BBC-në.

“Disa nëna nuk kanë as qumësht e as ushqim për fëmijët e tyre. Çfarë duhet të bëjnë me foshnjat e tyre? Nuk e di. S’ka fare ushqim për fëmijët në qytet”, ka thënë Orlov me shqetësim.

Mariupoli ka përjetuar sulme shkatërruese nga forcat ruse që nga ditët e para të luftës. Fotografitë që tregojnë rrënojat e lagjeve të tëra, dëshmojnë tragjedinë që i ka ndodhur qytetit.

70% e spitaleve janë shkatërruar si pasojë e bombardimeve si dhe komunikimi është i vështirë, pasi që rrjeti telefonik është ndërprerë. Banorët kalojnë shumicën e kohës së tyre në strehimore apo bodrume, pa rrymë, ujë e gaz.

“Njerëzit kërkojnë mundësi për të mbijetuar. Ata po i japin ushqime njëri-tjetrit dhe po mbledhin drunj nëpër rrugë për të gatuar në rrugë”, ka thënë Orlov. Sipas vlerësimeve, më shumë se 100 mijë qytetarë kanë mbetur të kurthuar në këtë qytet.

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve ia kanë arritur të ikin nga qyteti me automjetet e tyre private.

Përgjigja e Kremlinit ndaj presidentit Biden

Rusia i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan, Joe Biden, se homologu i tij rus Vladimir Putin "nuk duhet të qëndrojë në pushtet".

"Nuk i takon zotit Biden të vendosë për këtë. Ajo çështje duhet të mbetet vetëm në zgjedhjen e popullit të Federatës Ruse," tha për CNN zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Forcat ruse po ndalojnë dhe mbajnë autobusët e evakuimit të civilëve

Nga: M.H.

Autoritetet ukrainase thanë të shtunën se autobusët që përpiqeshin të evakuonin civilët po ndaloheshin dhe po mbaheshin nga forcat ruse, si pjesë e asaj që ata pretenduan se ishte një fushatë presioni për të detyruar disa banorë të shkojnë në Rusi.

Në një deklaratë, Oleksandr Starukh, kreu i administratës rajonale të Zaporizhzhia, tha se një kolonë evakuimi me më shumë se 50 autobusë që lëviznin nga qyteti port i rrethuar ukrainas i Mariupol në Zaporizhzhia u mbajt gjatë natës në një pikë kontrolli rus në Vasylivka, rreth 35 milje në jug të Zaporizhzhia. Starukh tha se kolona përfshinte dy ambulanca që mbanin tre fëmijë që kërkonin kujdes urgjent mjekësor, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se rusët po mbanin mijëra të evakuuar nga Mariupol pranë Vasilivka në kushte të këqija pa ushqim dhe ujë. Disa nga banorët që kërkonin të largoheshin nga Mariupoli, tha Andriushchenko.

CNN nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto raporte, por Andriushchenko tha se çdo njoftim i rrugëve të evakuimit nga Mariupol mund të ishte një "kurth" i mundshëm, pasi nuk kishte rrugë nga Ukraina e kontrolluar nga qeveria për në qytet.

Presidenti i Finlandës thotë se anëtarësimi në NATO do të ishte i dobishëm, por do të rriste tensionet me Rusinë

Nga: M.H.

Një anëtarësim në NATO "do të rriste përgjithmonë tensionet me Rusinë" përgjatë kufirit të Finlandës me Rusinë, tha Presidenti Sauli Niinistö të shtunën në një intervistë me transmetuesin publik të vendit Yle TV1.

Niinistö tha se përfitimi më i madh i anëtarësimit në NATO do të ishte "fitimi i një efekti parandalues", por do të kishte gjithashtu një rrezik për lloje të ndryshme të hakmarrjes ruse, duke përfshirë kërcënimet hibride.

Presidenti tha gjithashtu se përfitimet e të qenit pjesë e NATO-s do të tejkalojnë pasojat negative dhe se është më e rëndësishmja të gjenden zgjidhje për të rritur sigurinë e vendit të tij, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

"Siguria e mjaftueshme është vendi ku finlandezët mund të ndjejnë se nuk ka asnjë emergjencë dhe nuk do të ketë një të tillë," tha ai, ndërsa shtoi gjithashtu se të qenit pjesë e aleancës do të ofronte sigurinë "më të mjaftueshme".

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Finlanda ka konsideruar t'i bashkohet aleancës ushtarake, tha ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto për Becky Anderson të CNN në fillim të këtij muaji.

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës përsërit thirrjet për marrëveshje kolektive të sigurisë për Ukrainën

Nga: M.H.

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës Emine Dzhaparova përsëriti të shtunën thirrjet për një marrëveshje kolektive të sigurisë për të mbrojtur Ukrainën, e përbërë nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara plus Gjermania dhe Turqia.

Dzhaparova tha gjatë një interviste me Becky Anderson të CNN në Doha se ajo u takua me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu të shtunën në mëngjes për të diskutuar negociatat e mundshme, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

“Çfarë mund të bëhet realisht nga një draft i këtyre garancive të sigurisë? Ne besojmë se janë vendet e P5+2, Gjermania dhe Turqia, dhe më pas mund të nënshkruhet një marrëveshje… dhe logjika pas kësaj do të ishte e njëjta logjikë si neni 5 i kartës së NATO-s, që do të thotë se në rast se Ukraina do të sulmohet, këto vende do të duhet të mbrojë Ukrainën”, tha ajo.

Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit përfshijnë Rusinë, Kinën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Kjo është diçka që tani është në shqyrtim për diskutim si sugjerim i vendit tim,” tha ajo.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se çdo marrëveshje me Rusinë do të kërkojë që populli ukrainas ta miratojë atë përmes një referendumi. Zëvendësministri i Jashtëm tha se "është në shqyrtim, por për shkak të luftës, është mjaft e vështirë të kuptosh se cila është mënyra teknike për të pasur çdo lloj referendumi".

Ne po përpiqemi të hapim çdo dritare të vetme që është atje. Ne kemi kërkuar nga shumë vende duke përfshirë Turqinë, Izraelin, edhe kryeministri Bennett ka bërë disa përpjekje”, tha ajo.

Sulmet me raketa shkaktojnë dëme të konsiderueshme në infrastrukturën në Lviv

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Sulmet me raketa kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën në Lviv të Ukrainës.

Përditësimi erdhi nga kryetari i bashkisë së qytetit perëndimor të Ukrainës, Andriy Sadovyi, pas dy sulmeve me raketa, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Guvernatori i Lviv Maksym Kozytskyy komentoi:

"Kishte tri shpërthime të tjera të fuqishme. Alarmi ajror mbetet!

Qëndroni në strehimore, qëndroni të qetë.

Mos shpërndani asnjë informacion, foto apo video në njoftimet zyrtare”.

Mijëra persona në Londër protestojnë kundër luftës në Ukrainë

Të veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Londrës për të treguar mbështetje për popullin e Ukrainës një muaj pas fillimit të konfliktit, shkruan skynews.

Vierra, 78 vjeç, me origjinë nga Sllovakia tha se e kupton gjendjen e vështirë të ukrainasve.

Ajo shtoi se asgjë nuk do ta ndalonte që ti mbështeste ata.

Mathew, 39 vjeç dhe me origjinë nga Polonia, tha se është krenar për qëndrimin e vendit të tij në krah të Ukrainës, duke strehuar milionë refugjatë për ti shpëtuar agresionit rus.

“Ky është një pushtim i paligjshëm, ne duhet të bëjmë gjithçka për ta ndaluar.

Është çmenduri,” përfundoi ai.

Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Të nderuar lexues ne po vazhdojmë të mbulojmë drejtpërdrejt luftën në Ukrainë. Më poshtë po ju sjellim disa nga ngjarjet kryesore të ditës.

-Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilëson ‘kasap’ presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Këtë koment Biden e bëri pas vizitës që iu bëri disa refugjatëve ukrainas në Varshavë të Polonisë.

-Rusia sulmoi një rafineri të naftës në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Ky qytet ndodhet pranë Polonisë. Në sulm u lënduan pesë persona, njoftuan autoritetet ukrainase.

-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua të shtunën në Varshavë me dy ministra ukrainas në bisedimet e para ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.

-Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, të shtunën anuloi një shtetrrethim që ai kishte shpallur vetëm disa orë më parë për të nesërmen pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

-Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të shtunën të rrisin prodhimin në mënyrë që Rusia të mos përdorë pasurinë e saj të naftës dhe gazit për të "shantazhuar" kombet e tjera.

Sipas kryebashkiakut, ka pasur një tjetër sulm në Lviv

Nga: M.H.

Kryetari i bashkisë së Lviv Andriy Sadovyi tha se një tjetër sulm ka goditur qytetin perëndimor të Ukrainës.

"Një tjetër sulm me raketë në Lviv," tha Sadovyi në një postim në Twitter, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Duke shtuar se ky njoftim erdhi nga burimet e vendit të ngjarjes.

Kujtojmë që situata e tensionuar po vazhdon gjatë ditës së sotme.

Konfirmohet plagosja e pesë personave në Lviv

Të paktën pesë persona u plagosën të shtunën në dy sulme në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, njoftuan autoritetet lokale të këtij qyteti.

“Ndodhën dy sulme me raketa brenda Lvivit”, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytsky.

Ai po ashtu konfirmoi se plagosjen e pesë personave, raporton AFP.

Autoritetet ukrainase raportojnë se cak i sulmit ka qenë një rafineri e naftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat