LIVE: Rusia nuk ndalon sulmet e ashpra, viktima të shumta nga bombardimet – Zelensky vjen me kërkesën e radhës

Evropë

LIVE: Rusia nuk ndalon sulmet e ashpra, viktima të shumta nga bombardimet – Zelensky vjen me kërkesën e radhës

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2022 Në ora: 06:29 Përditësuar në ora: 17:47 më 26.03.2022
Pamje nga shpërthimet në Lviv

Zjarr dhe tym i dendur nga vendi i shpërthimit në Lviv

Nga: M.H.

Don Lemon i CNN është në vendin e shpërthimeve në Lviv, Ukrainë, ku një zjarr flakërues dhe tym i zi i po vazhdon të mbretëroj në vendin e ngjarjes.

"Sipas kryetarit të bashkisë, ai beson se është një sulm ushtarak rus në këtë objekt," tha Lemon, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Zjarrfikësit dhe ekipet e para janë në vendngjarje. Banorët e një lagjeje aty pranë janë gjithashtu jashtë duke pritur për më shumë informacion.

Lemon dhe ekipi i tij u shtynë mbrapa sepse ekziston shqetësimi për një tjetër shpërthim, tha ai.

Biden premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Nga: M.H.

SHBA ka premtuar të rrisë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pas takimit me Joe Biden në Poloni.

"Asnjë vend tjetër nuk i dha Ukrainës më shumë mbështetje sesa Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është thelbësore," thotë ai, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Qëndrueshmëria ukrainase dhe armët perëndimore kryesisht armë amerikane është receta e suksesit në fushën e betejës.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ndihmën shtesë ushtarake, por thotë: "Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje."

Kryetari i Londrës ngre alarmin: Anglia duhet të bëjë më shumë për refugjatët e Ukrainës

Valdrin Nuredini Valdrin Nuredini

Mbretëria e Bashkuar duhet të bëjë "shumë më shumë" për të ndihmuar refugjatët ukrainas, tha kryebashkiaku i Londrës në një marshim në mbështetje të vendit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Një turmë e madhe është mbledhur pranë Hyde Parkut qendror të Londrës këtë pasdite për një marshim dhe vigjilje për të dërguar një mesazh të unifikuar mbështetjeje për popullin e Ukrainës.

"Londinezët gjatë javëve të fundit kanë treguar se ne po hapim krahët për refugjatët ukrainas, qoftë duke dhuruar para për ato bamirësi që bëjnë një punë të shkëlqyer në Ukrainë ose duke hapur shtëpitë tona për ata që ikin nga Ukraina," thotë Khan.

Ai thotë se është e rëndësishme gjatë javëve të ardhshme që të bëhet shumë "më e lehtë për ata që po ikin nga Ukraina të vijnë këtu", duke sugjeruar se vendet e tjera evropiane kanë performuar më mirë.

Kryebashkiaku i qytetit ukrainas lirohet pas ndalimit rus

Nga: M.H.

Kryetari i bashkisë së qytetit verior të Ukrainës Slavutych u lirua nga forcat ruse të shtunën pasi u arrestua, tha partia politike ukrainase Sluha Narodu në një deklaratë.

“Kryetari i rrëmbyer i Slavutych është tashmë i lirë”, thuhet në një deklaratë. Tubimet [kundër rusëve] vazhdojnë në qytet”.

Trupat ruse të shtunën hynë në qytet, i cili ishte ndërtuar për punëtorët në termocentralin bërthamor të Çernobilit, duke shkaktuar protesta nga banorët, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Në një video të postuar në Facebook, kryebashkiaku Yuri Fomichev u shfaq duke iu drejtuar banorëve të shtunën dhe duke u thënë atyre se do të duhej të "komunikonin me pushtuesit" pasi trupat ruse të hynin në qytet. Fomichev u tha banorëve se rusët do të kërkonin armë, por do të largoheshin nga qendra e qytetit.

"Ata do të kontrollojnë nëse ka një armë apo nëse dikush fshihet me të. Ata do të shkojnë në polici, do të shkojnë në zyrën e rekrutimit ushtarak. Është e qartë. Ata do të bëjnë një rrotullim [nëpër qytet] këtu deri në mesditë. Pas drekës, duhet të largohen nga qyteti. Do të ketë një postbllok dhe ata nuk do të jenë në qytet. Ne e qeverisim vetë qytetin", tha ai.

 

Biden e quajti Putinin “kasap”, kështu i kundërpërgjigjet Kremlini

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Më herët këtë pasdite, Presidenti amerikan Joe Biden, e quajti presidentin rus Vladimir Putin, "kasap".

Deklaratën Bideni e bëri në disa komente të shkurtra për shtypin.

Tani, Kremlini i është kundërpërgjigjur atyre komenteve, raporton BBC, përcjell Bota sot. 

Kremlini ka thënë se këto komente "kufizojnë më tej mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve", sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Betejë në Sumy, ushtria ukrainase nxjerr pamjet e mbetjeve të teknikës ruse

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, po vazhdon të publikojë fotografi nga betejat me agresorin rus.

Kur janë bërë 31 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, me 24 shkurt, ushtria ukrainase ka thënë se ka shkatërruar teknikën e pushtuesit në rajonin e Sumyt, përcjell Bota sot.

"Mbetjet e teknikës së pushtuesve rusë në Trostyanets në rajonin e Sumy.

Së bashku do të fitojmë!", shkruhet në postimin e ushtrisë së Ukrainës, në Facebook.

Pamje nga shpërthimi në Lviv

Korrespondenti i Sky News Sally Lockwood, është në skenën e shpërthimeve në Lviv këtë pasdite.

Tre shpërthime “të fuqishme” janë dëgjuar në periferi të qytetit, përcjell Bota sot.

Por ende nuk është verifikuar shkaku.

Biden pas takimit me refugjatët ukrainas e jep një deklaratë të fortë: Putin ti je një kasap!

Valdrin Nuredini Valdrin Nuredini

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një "kasap" pas vizitës me refugjatët ukrainas në Varshavë, Poloni, të shtunën, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

I pyetur nga gazetarët që udhëtonin me Presidentin se çfarë e bëri atë të mendojë duke parë refugjatët teksa merret me Putinin çdo ditë, Biden u përgjigj: "ai është një kasap".

Gjatë seancës së shkurtër me pyetje-përgjigje në Stadion Narodowy, Biden tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga "thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor".

"Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua të përqafosh, thjesht dua të falënderoj. Dua të them, është, thjesht të bën shumë krenarë," tha ai.

Ai shtoi: "Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: "Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje duke luftuar". Dhe më kujtohet se si është kur ke dikë në një zonë lufte. Çdo mëngjes ngrihesh dhe habitesh. Thjesht habitesh. Dhe lutesh që të mos e marrësh atë telefonatë".

Shpërthime në Lviv

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Reuters raporton se tymi po ngrihet pasi u dëgjuan shpërthime në qytetin perëndimor të Lvivit.

Agjencia e lajmeve citon një dëshmitar, përcjell Bota sot.

Këshilli dhe guvernatori i qytetit, shtuan se janë dëgjuar tri shpërthime, në një kullë komunikimi që thuhet se ishte objektivi.

Lviv, i cili është afër kufirit me Poloninë, ka qenë relativisht i sigurt nga sulmet ruse dhe ka qenë vendi ku ata nga perëndimi i vendit kanë ikur për të shpëtuar.

​Morawiecki paraqet planin prej 10 pikash për Ukrainën

Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia kanë përgatitur një listë masash që BE duhet të ndërmarrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përfshirë dhënien e azilit për dezertorët rusë, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

BE, SHBA dhe demokraci të tjera perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, por Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia do të donin të shkonin edhe më tej.

”Nëse duam të rivendosim paqen, Putini duhet të dijë se ku është vija e kuqe”, tha Morawiecki.

“Fakti që Rusia ka një arsenal bërthamor nuk mund të jetë një justifikim për pasivitetin tonë”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit, plani i përgatitur nga Varshava, Praga dhe Lubjana është i zbatueshëm dhe i domosdoshëm.

10 pikat e sugjeruara nga Morawiecki përfshijnë:

-ndërprerjen e të gjitha bankave ruse nga sistemi i pagesave Swift

-një politikë të përbashkët azili për ushtarët rusë të braktisur

-ndalimin e propagandës ruse në Evropë

-bllokimin e anijeve ruse nga portet e BE-së

-ngrirjen e transportit rrugor brenda dhe jashtë Rusisë

-vendosjen e sanksioneve jo vetëm ndaj oligarkëve, por ndaj gjithë mjedisit të tyre të biznesit

-pezullimin e vizave për të gjithë qytetarët rusë që duan të hyjnë në BE

-sanksione ndaj të gjithë anëtarëve të partisë ”Rusia e bashkuar”, një parti që mbështet Putinin

-një ndalim total të eksportit në Rusi të teknologjive që mund të përdoren për luftë

-përjashtimin e Rusisë nga të gjitha organizatat ndërkombëtare

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat