Rusia thotë se u largua nga Kievi, por Pentagoni lëshon paralajmërimin e fortë

Evropë

Rusia thotë se u largua nga Kievi, por Pentagoni lëshon paralajmërimin e fortë

Nga: BOTA SOT Më: 29 mars 2022 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 06:14 më 29.03.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ukraina rimerrë dy qytete

Majlinda Haziri Majlinda Haziri

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se njësitë ruse në vend janë lënë të çorientuar dhe dobësuar pasi janë përballur me rezistencë të ashpër.

Në një përditësim të përditshëm operacional, shtabi i përgjithshëm tha se një pjesë e madhe e forcës ruse të vendosur brenda Ukrainës është e shkëputur nga logjistika, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Komanda e forcave pushtuese ruse po përpiqet të kompensojë rënien e potencialit luftarak të njësive të armikut me zjarr pa dallim artilerie dhe sulme me raketa, duke shkatërruar kështu infrastrukturën e qyteteve të Ukrainës”, thuhet në përditësim.

Shtabi i përgjithshëm tha gjithashtu se forcat ukrainase po vazhdonin të ngrinin një mbrojtje efektive në të gjithë vendin dhe kishin rimarrë dy vendbanime Kamyanka dhe Topolske  nga rusët.

Më herët gjatë ditës, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se avancimi i Rusisë në Kiev kishte ngecur në masë të madhe pasi rifokusoi përpjekjet në rajonin lindor të Donbasit.

Kremlini: Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm nëse kërcënohet ekzistenca e saj

Majlinda Haziri Majlinda Haziri

Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të një “kërcënimi për ekzistencën” e vendit dhe jo për shkak të luftës aktuale në Ukrainë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit për PBS të Amerikës.

"Por çdo rezultat i operacionit (në Ukrainë), natyrisht nuk është një arsye për përdorimin e një arme bërthamore," tha Dmitry Peskov, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Ne kemi një koncept sigurie që thotë shumë qartë se vetëm kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e shtetit, në vendin tonë.

Ne mund të përdorim dhe në fakt do të përdorim armë bërthamore për të eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë”, shtoi Peskov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat