Rusia thotë se u largua nga Kievi, por Pentagoni lëshon paralajmërimin e fortë

Evropë

Rusia thotë se u largua nga Kievi, por Pentagoni lëshon paralajmërimin e fortë

Nga: BOTA SOT Më: 29 mars 2022 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 09:51 më 29.03.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Rusia heq dorë nga dy synimet kryesore lidhur me Ukrainën, ja çfarë do t’i lejojë asaj

Në indikacione të mëtejshme se Rusia po zvogëlon synimet e saj në konflikt, këtë mëngjes thuhet se ajo është e gatshme të bëjë dy lëshime kryesore.

Thirrjet që Ukraina të "denazifikohet" - që kuptohet gjerësisht si kod për ndryshimin e regjimit - janë hequr nga Rusia si pjesë e negociatave të armëpushimit, thanë burimet për The Financial Times, përcjell Bota sot.

Katër persona të informuar mbi bisedimet në vazhdim i thanë gazetës se Kremlini ishte gjithashtu i përgatitur të linte Kievin të bashkohej me Bashkimin Evropian nëse ai braktiste përpjekjet e tij për t'u bashkuar me NATO-n.

Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.

Kjo vjen ndërsa Ukraina dhe Rusia kanë filluar bisedimet për paqe në Turqi sot.

Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për një armëpushim./G.B/

Ukraina shpreson në hapjen e korridoreve humanitare

Ukraina shpreson që të jetë në gjendje të evakuojë civilët nga disa qytete të rrethuara, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Kjo nënkupton edhe hapjen e korridoreve humanitare në qytetin-port të Mariupolit – qytet i rrethuar ku 160,000 banorë janë të bllokuar – dhe që evakuimi të bëhet përmes makinave private, shkroi Reuters.

Të hënën, Ukraina paralajmëroi se disa rrugë ishin të pasigurta për shkak të sulmeve të mundshme nga forcat ruse.

Rusia ende paraqet një ‘kërcënim të madh’ për Kievin, thotë Ministria e Mbrojtjes

Armirë Shaqiri Armirë Shaqiri

Derisa forcat ukrainase hyjnë në ditën e tyre të 34-të të luftës me Rusinë, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se forcat e Kremlinit ende përbëjnë një "kërcënim të rëndësishëm" për kryeqytetin, shkruan Sky News, transmeton "Bota sot".

Në një deklaratë, ministria tha: "Forcat ukrainase kanë vazhduar të kryejnë kundërsulme të lokalizuara në veriperëndim të Kievit - duke përfshirë Irpen, Bucha dhe Hostomel. Këto sulme kanë pasur njëfarë suksesi dhe rusët janë larguar nga një numër pozicionesh .

“Sidoqoftë, Rusia ende paraqet një kërcënim të rëndësishëm për qytetin përmes aftësisë së saj goditëse.

“Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në Mariupol me granatime të vazhdueshme në qytet, megjithatë qendra e qytetit mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

"Diku tjetër, forcat ruse po mbajnë pozicione bllokuese ndërsa përpiqen të riorganizojnë dhe rivendosin forcat e tyre."

Mbrëmë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se trupat e vendit po rifitonin territorin rreth kryeqytetit dhe po i shtynin trupat ruse.

Në mesazhin e tij të mbrëmjes ai paralajmëroi gjithashtu "çlirimin" e Irpin - një qytet kyç në skajet veriperëndimore të Kyv.

Mbretëria e Bashkuar: Rusia po rivendos forcat e saj

Ministri e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ukrainase kanë kryer kundërsulme të “lokalizuara” në veriperëndim të Kievit, të cilat kanë rezultuar me njëfarë suksesi, duke zmbrapsur rusët nga një sërë pozicionesh.

Në informacionet e përditësuara lidhur me luftën në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi se forcat ruse ende paraqesin rrezik të madh për kryeqytetin ukrainas, Kiev, për shkak të aftësive të tyre për të kryer sulme ajrore.

Në jug të Ukrainës, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Rusia ka vazhduar ofensivën në Mariupol, duke kryer granatime, por tha se forcat ukrainase ende kanë nën kontroll qendrën e qytetit.

Në pjesë të tjera të Ukrainës, forcat ruse, po “mbajnë pozicionet bllokuese, teksa po tentojnë të riorganizohen dhe të rivendosin forcat e tyre”, tha kjo ministri.

Zelensky liderëve botërorë: Frika ju bënë bashkëfajtorë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje shteteve perëndimore që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, përfshirë edhe vendosjen e embargos mbi naftën.

Përmes një video-mesazhi në orët e para të së martës, ai kritikoi natyrën “pasive” të disa sanksioneve, duke thënë se bota nuk mund të presë për veprimet ruse në mënyrë që të përgjigjet.

Zelensky tha se nëse “sanksionet e forta parandaluese” do të ishin miratuar më herët, mund të kishin parandaluar pushtimin.

“Një luftë e shkallës së gjerë ka nisur”, tha Zelensky. “Ka pasur shumë sugjerime dhe paralajmërime për sanksione më të ashpra, siç është embargoja mbi furnizimet e naftës ruse në Evropë, do të vendosen nëse Rusia përdor armë bërthamore”.

“Thjesht nuk ka fjalë. Ne, populli që jemi të gjallë, duhet të presim. A nuk është gjithçka që ka bërë ushtria ruse deri më sot një embargo nafte? A nuk po granatojnë me bomba fosforike? Një granatim i një objekti kimik apo granatimi i një centrali bërthamor nuk është mjaftueshëm” që të vendoset embargoja e naftës”, tha Zelensky.

Ai shtoi se planifikon t’iu adresohet parlamenteve të një sërë shtetesh gjatë kësaj jave për t’iu kërkuar më shumë armë.

“Ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm se dikush nuk gjen kurajën për të na dhënë armët e duhura”, tha ai.

“Frika gjithmonë ju bënë bashkëfajtorë”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës u bën thirrje vendeve që të kriminalizojnë përdorimin e simbolit “Z”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve që të kriminalizojnë përdorimin e simbolit "Z", i cili përdoret në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në konflikt.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ministri, i cili dje foli për ambiciet e tij për një armëpushim në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë, tha se "mbështetja publike e kësaj barbarie duhet të ndalohet".

Ai tha: Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të kriminalizojnë përdorimin e simbolit "Z" si një mënyrë për të mbështetur publikisht luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

“Z” do të thotë krime ruse të luftës, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë. Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalohet.

Dje Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se personat që shfaqin simbolin "Z" në mbështetje të pushtimit rus mund të ndiqen penalisht në vend.

Autoritetet në Berlin, Bavari dhe Saksoni të Ulët kanë thënë se do të ndëshkojnë akte të tilla./M.H.

Çfarë kanë thënë Ukraina dhe Rusia për bisedimet?

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë takohen sot në Turqi. Ky do të jetë takimi i parë sy më sy i dy delegacioneve pas dy javësh, teksa Kievi kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti i tij.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë për bisedimet në Stamboll: “Ne nuk po këmbejmë njerëz, tokë apo sovranitet”.

“Minimalisht ne do të flasim për çështjet humanitare dhe maksimalisht për të arritur një marrëveshje armëpushimi”, tha ai gjatë një adresimi televiziv.

Por, këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Vadym Denysenko, tha se ai ka dyshime se mund të arrihen rezultate konkrete.

Dyshime të ngjashme ka shprehur edhe një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, edhe pse shprehu shpresë se mund të ketë përparim. Ky zyrtar tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk duket i gatshëm të bëjë kompromise që t’i jepet fund luftës.

Ndërkaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se bisedimet deri më tani nuk kanë rezultuar me ndonjë përparim të rëndësishëm, por ai ka shtuar se është e rëndësishme që palët të takohen sy më sy.

A do të dorëzohet Putini? Analiza që zbulon nëse Rusia është e gatshme të ndaloj luftën!

Majlinda Haziri Majlinda Haziri

Rusia do të heqë dorë nga kërkesa e saj që Ukraina të 'denazifikohet' dhe mund të jetë e përgatitur për ta lejuar vendin të bashkohet me BE-në, u pretendua mbrëmë.

Përpara bisedimeve ballë për ballë mes dy vendeve sot në Turqi, një projekt-marrëveshje armëpushimi ka hequr dorë nga përmendja e tre prej kërkesave kryesore të Moskës në fillimin e luftës.

Sipas katër personave 'të informuar mbi diskutimet', duket se Rusia tani është e përgatitur të lërë në vend udhëheqjen e Kievit, të heqë dorë nga kërkesa që Ukraina të 'çmilitarizohet' dhe të heqë mbrojtjen ligjore për gjuhën ruse, raportoi Financial Times.

Moska gjithashtu mund të lejojë Ukrainën të bashkohet me Bashkimin Evropian, u pretendua, për sa kohë që ajo hoqi çdo shpresë për t'u bashkuar me NATO-n - një kompromis që Presidenti Volodymyr Zelensky ka treguar se mund ta pranojë, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Sulmet me raketa të Rusisë në rajonin e Kharkiv rrafshojnë shtëpitë

Armirë Shaqiri Armirë Shaqiri

Forcat e armatosura ruse kryen një sulm me raketa të hënën në qytetin e Lyubotyn në rajonin verilindor të Kharkiv, duke rrafshuar disa shtëpi, thonë zyrtarët ukrainas.

Zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv thotë në një deklaratë Telegram se sulmi plagosi shtatë persona.

Zyrtarët nxorën trupin e një personi nga rrënojat, raporton BBC, transmeton "Bota sot".

Çfarë po ndodh në Ukrainë?

Ka zbardhur mëngjesi në ditën e 34-të të luftës në Ukrainë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Këtu janë zhvillimet më të fundit:

Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi do të rifillojnë sot në Turqi, raporton agjencia e lajmeve Interfax;

FCDO thotë se pretendimet se miliarderi rus Roman Abramovich u helmua janë "shumë shqetësuese";

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba paralajmëron njerëzit të mos 'hanë ose pinë' kur negociojnë me Rusinë;

Shefi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bën thirrje për 'armëpushim humanitar në Ukrainë';

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irnya Venediktova thotë se zyra e saj po shqyrton 3000 krime lufte të dyshuara;

Kremlini thotë se komentet e Presidentit Joe Biden janë "alarmante";

Rusia thotë se do të përdorë armë bërthamore vetëm në rastin e një "kërcënimi për ekzistencën";

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy thotë se trupat e vendit po rifitojnë territorin rreth kryeqytetit;

Organizata mercenare ruse, Grupi Wagner, priste të dërgonte më shumë se 1000 mercenarë në Ukrainën lindore;

Vetëm 586 persona arritën të ikin nga Mariupoli me makinë përmes korridoreve humanitare dje;

Ofruesi kombëtar i telekomunikacionit i Ukrainës Uktelecom ishte plotësisht jashtë linje të dielën;

Prodhuesi danez i birrës Carlsberg thotë se po i jep fund biznesit të saj në Rusi./ M.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat