Detaje të reja nga sulmi në depon e naftës në Belgorod
Majlinda Haziri
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Igor Konashenkov ka dhënë detaje për kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24.
Ai u shpreh se depoja furnizonte karburant vetëm për transportin civil, jo ushtarak, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
“Deponimi i naftës nuk ka të bëjë fare me forcat e armatosura ruse”, tha ai.
Konashenkov tha se dy helikopterë ukrainas Mi-24 kishin hyrë në Rusi në lartësi jashtëzakonisht të ulëta rreth orës 05:00 sipas kohës lokale përpara se të kryenin një sulm me raketa.
Ukraina ka mohuar të jetë pas sulmit.
Trupat ruse marrin rob 200 roje të Çernobilit
Valdrin Nuredini
Kryetari i bashkisë së Slavutych, qyteti ku jetojnë shumica e punëtorëve të Çernobilit, i tha BBC-së se rreth 200 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase - të cilët ishin në mesin e atyre të bllokuar në termocentralin ndërsa ishte nën kontrollin rus - ka të ngjarë të jenë kapur rob nga trupat ruse, transmeton Bota sot.
"Ne i konsiderojmë ata robër lufte," tha Yuri Fomichev, duke shtuar se ata kanë qenë jashtë kontaktit që nga e enjtja. "Ne jemi duke punuar për një shkëmbim të të burgosurve".
Nuk është ende e qartë nëse trupat ruse kanë lënë të gjithë zonën e përjashtimit të Çernobilit, apo vetëm zonën e afërt rreth termocentralit, tha Fomichev.
Sipas kryebashkiakut, situata rreth termocentralit është shumë e pasigurt për të lejuar që punëtorët aktualë në kantier të çlirohen nga një grup i ri punonjësish.
Çernobili ishte vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986, kur një nga reaktorët shpërtheu. Një zonë përjashtimi e pabanuar prej 4,000 km katrore u krijua rreth uzinës për të mbrojtur popullsinë nga rrezatimi.
Rusia tradhëton përsëri: Thyen premtimet për ndihmën ndaj Mariupolit
Valdrin Nuredini
Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut të Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka thyer premtimin e saj për të lejuar ndihmat humanitare të arrijnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
“Dërgimet humanitare, pavarësisht nga të gjitha marrëveshjet dhe premtimet e palës ruse, nuk po kryhen”, tha guvernatori Pavlo Kyrylenko në një fjalim televiziv.
Ai shtoi se korridori humanitar "në thelb nuk është funksional".
Tani ekziston frika se një kolonë e Kryqit të Kuq që udhëton për në Mariupol mund të mos arrijë në qytet sot.
Rusia nuk lejon evakuimin nga Mariupol
Guvernatori i rajonit ukrainas të Donjckut pretendon se Rusia nuk po e përmbush premtimin e saj të premten për të lejuar një korridor humanitar nga Mariupol kah juglindja.
Ndërkohë, Kryqi i Kuq thotë se ende po shqyrtohet logjistika komplekse për dërgimin e ambulancave në Mariupol dhe të civilëve nga qyteti, i cili ka pësuar luftime të ashpra për javë të tëra dhe me gjithnjë e më pak ujë, ushqime dhe furnizime mjekësore.
“Po na mbarojnë mbiemrat për të përshkruar tmerret e vuajtura nga njerëzit e Mariupolit”, tha zëdhënësi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ewan Watson, gjatë një konferencë të OKB-së në Gjenevë.
“Situata është e tmerrshme dhe gjithçka po përkeqësohet. Tani është imperativ humanitar që të lejohen njerëzit të largohen dhe të lejohet hyrja e furnizimeve me ndihma”.
Ai tha se grupi dërgoi tri automjete drejt Mariupolit dhe vijës së frontit midis forcave ukrainase dhe ruse, por dy kamionët që transportonin furnizime për qytetin nuk i ndoqën.
Dhjetëra autobusë të organizuar nga autoritetet ukrainase për të evakuuar njerëzit gjithashtu nuk kanë filluar t’i afrohen vijës ndarëse, tha Watson.
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë trupat e kapur
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer ushtarët e kapur, tha zëvendësshefi i shtabit të presidentit ukrainas, raporton AFP.
Si rezultat i shkëmbimit, 86 ushtarë - përfshirë 15 gra - janë “tashmë të sigurtë”, tha Kirilo Tymoshenko në një video mesazh në Telegram.
Kremlini nuk është përgjigjur ende.
Nuk është ende e qartë nëse Rusia ka kthyer të njëjtin numër ushtarësh.
Reputacioni i Kinës është vënë në pikëpyetje, paralajmëron von der Leyen
Reputacioni i Kinës është në rrezik nëse ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet ndërkombëtare, paralajmëroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas një samiti të mbajtur përmes internetit me presidentin kinez Xi Jinping.
“Zgjatja e luftës dhe akoma më shumë çrregullime në ekonominë botërore, nuk janë në interesin e askujt”, shkroi ajo në Twitter.
Kina ka refuzuar të dënojë Rusinë për pushtimin e saj, ndërkohë që BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Moskës.
Open and frank exchange today at the 🇪🇺🇨🇳 Summit
There must be respect for international law and Ukraine’s sovereignty and territorial integrity.
China, as a Permanent member of the UN Security Council, has a special responsibility. https://t.co/3pp8VSAqUH
Xi Jinpin tha se Kina dhe Evropa duhet të sigurojnë stabilitet në një botë të paqëndrueshme pas pushtimit rus të Ukrainës, por nuk duket se ka ofruar ndonjë propozim për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, më vonë tha se Kina kishte rënë dakord se “kjo luftë kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore”.
Riparimi i infrastrukturës së Mariupolit do të kushtojë 10 miliardë dollarë
Këshilli i qytetit të Mariupolit vlerësoi se rindërtimi i infrastrukturën së dëmtuar të qytetit, pas disa javësh granatime intensive, do të kushtojë të paktën 10 miliardë dollarë.
Ky është një vlerësim paraprak, përderisa po vazhdon lufta me Rusinë.
Fotografitë kanë regjistruar shkatërrimet në Mariupol, me ndërtesat e banimi, shkollat dhe spitalet që u shkatërruan plotësisht nga sulmet ajrore ruse.
Ndërkohë, mijëra njerëz, për javë të tëra kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë, ndërkaq që autokolonat humanitare po përpiqen të arrijnë në qytet.
“Çdo krim, çdo vrasje dhe akt shkatërrimi i kryer nga agresori duhet të regjistrohet dhe t’i dërgohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.
OKB-ja kërkon të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporozhye
Garda bërthamore e OKB-së ka kërkuar që ekspertët e saj të lejohen të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporozhye të kontrolluar nga Rusia në jug të Ukrainës.
Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar kreun e agjencisë ruse bërthamore Rosatom.
Zaporozhye ra në duart e Rusisë në fillim të marsit, pasi raketat goditën objektin e trajnimit në atë vend, duke shkaktuar panik të gjerë.
Gjithashtu edhe Çernobili u pushtua nga Rusia në fillim të konfliktit, por në raportin e djeshëm thuhet se trupat e armikut u tërhoqën nga ai vend dhe nga qyteti i afërt ukrainas.
Më herët, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ky largim ishte “një hap në drejtimin e duhur”", duke shtuar se agjencia planifikon ta vizitojë “shumë shpejt”.
Drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi tha: “Situata e përgjithshme e rrezatimit rreth termocentralit është krejtësisht normale. Ka pasur një nivel relativisht më të lartë të rrezatimit të lokalizuar, për shkak të lëvizjes së mjeteve të rënda gjatë pushtimit të termocentralit, gjë që është e qartë se mund të përsëritet rasti gjatë largimit”.
Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës tha se trupat ruse kishin marrë “doza të konsiderueshme” rrezatimi nga gërmimi i llogoreve në zonën e mbylljes rreth termocentralit.
Por Grossi tha se “nuk kemi asnjë konfirmim” se ushtarët janë goditur.
Ministria e Jashtme e Çekisë u kërkon diplomatëve rusë të braktisin “anijen që po fundoset”
Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë u bëri thirrje diplomatëve rusë që të largohen dhe të mos jenë bashkëpunëtorë në “shkatërrimin apokaliptik” të Ukrainës nga Moska.
Në një letër të postuar në Twitter më 1 prill, ministria theksoi e u lutet “atyre prej jush që kanë ndërgjegje dhe që kanë ende aftësinë për të njohur të keqen: dilni nga rrethi i bashkëpunëtorëve”, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Zjarrfikësit ende po përpiqen të shuajnë flakët e depove të naftës në Ukrainë
Zjarri ende po vazhdon në depon e naftës në Belgorod të Ukrainës, për të cilin Moska thotë se u shkaktua nga një sulm ajror nga dy helikopterë ukrainas.
Zjarrfikësit po punojnë ende për të shuar zjarrin, i cili ka nisur mëngjesin e sotëm. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës as nuk do të konfirmojë dhe as mohojë se qëndron pas sulmit.
Belgorod është vetëm përtej kufirit nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv.
Pamjet e verifikuara të kamerave të sigurisë nga depoja, tregojnë dy helikopterë që fluturojnë ulët duke lëshuar raketa, të ndjekur nga shpërthime të mëdha.
Kremlini tha se sulmi nuk krijoi "kushte të rehatshme" për bisedimet e paqes.