Boris Johnson bisedë me Zelensky, flasin për zbrapsjen e ushtrisë pushtuese ruse
Majlinda Haziri
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka biseduar të shtunën në mbrëmje përsëri me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelenskyy, të cilin e ka përgëzuar për për zmbrapsjen e ushtrisë pushtuese të Rusisë.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj të rrisë mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe diplomatike për Ukrainën, shkruan Sky news, përcjell "Bota sot".
Johson tha do të vendos menjëherë sanksione të reja ndaj Rusisë derisa trupat ruse të jenë në territorin ukrainas.
“Këtë mbrëmje fola me Presidentin Zelenskyy. I përgëzova forcat e tij të armatosura të guximshme për zmbrapsjen e ushtrisë pushtuese të Rusisë, por duke njohur sfidat e mëdha me të cilat përballen dhe vuajtjet e tmerrshme që po u shkaktohen civilëve të Ukrainës.
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të rrisë mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, duke përfshirë shtimin e mëtejshëm të sanksioneve për të rritur presionin ekonomik mbi makinën luftarake të Putinit, për sa kohë që trupat ruse mbeten në territorin ukrainas”,tha Johnson.
Zelensky paralajmëron se Rusia synon të pushtojë lindjen dhe jugun e Ukrainës
Majlinda Haziri
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se forcat ruse synonin të kapnin lindjen dhe jugun e vendit.
Zelensky u ankua se vendet perëndimore nuk i kishin ofruar Kievit sisteme të mjaftueshme anti-raketë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Në një fjalim video natën vonë, Zelenskiy vlerësoi gjithashtu forcat që mbronin portin e rrethuar të Mariupolit.
Duke thënë se rezistenca e tyre po lejonte qytetet e tjera të fitonin kohë të vlefshme.
Ky është plani i radhës i Rusisë për të pushtuar Ukrainën
Majlinda Haziri
Rusia ka rishikuar strategjinë e saj të luftës në Ukrainë për t'u fokusuar në marrjen e kontrollit të Donbasit dhe rajoneve të tjera në Ukrainën lindore me një datë të synuar në fillim të majit, sipas disa zyrtarëve amerikanë të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës amerikane.
Më shumë se një muaj pas luftës, forcat tokësore ruse nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë kontrollin e zonave ku kanë luftuar, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Presidenti rus Vladimir Putin është nën presion për të demonstruar se mund të tregojë një fitore dhe Ukraina lindore është vendi ku ai ka më shumë gjasa ta arrijë këtë, thonë zyrtarët. Përgjimet e inteligjencës amerikane sugjerojnë se Putini është i fokusuar në 9 maj, "Ditën e Fitores" së Rusisë, sipas një zyrtari amerikan.
9 maji është një festë e shquar në kalendarin rus, një ditë në të cilën vendi shënon dorëzimin nazist në Luftën e Dytë Botërore me një paradë të madhe trupash dhe armatimi nëpër Sheshin e Kuq përballë Kremlinit. Zyrtarët thonë se Putin dëshiron të festojë një fitore të një lloji në luftën e tij atë ditë.
Rusët largohen nga rajoni i Kievit ndërsa zyrtarët shikojnë nga lindja: Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha të shtunën se rajoni i Kievit ishte "çliruar" nga forcat ruse.
Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se luftime të ashpra priten ende në lindje të Ukrainës, afër Mariupolit dhe në jug të vendit. Ai paralajmëroi se përpjekja ushtarake "nuk do të jetë e lehtë" në ato rajone.
Evakuime të mëtejshme: Më shumë se 4,000 civilë u evakuuan përmes korridoreve në Ukrainë të shtunën, sipas zëvendëskryeministrit të vendit, duke përfshirë mbi 2,000 njerëz për qytetin port të rrethuar të Mariupol, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq që u largua nga Zaporizhzhia të shtunën në mëngjes si pjesë e përpjekjes së ripërtërirë për të arritur në Mariupol nuk ka arritur ende në qytet, tha një zëdhënës i KNKK-së për CNN.
SHBA do të lehtësojë transferimin e tankeve: SHBA pritet të ndihmojë në lehtësimin e transferimit të tankeve të epokës sovjetike "brenda ditësh" në Ukrainë, sipas një burimi të njohur me planin.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak më herët të shtunën u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të dorëzojnë armatim më të rëndë në Ukrainë, ndërsa ushtria ruse e zhvendos fokusin e fushatës së saj.
Gazi rus vazhdon të hyjë në Gjermani pavarësisht ultimatumit të presidentit rus Vladimir Putin të enjten për vendet "jomiqësore" që të paguajnë energjinë e tyre në rubla duke filluar nga e premtja ose rrezikojnë të ndërpriten nga furnizimet jetike. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se Rusia nuk do të ndalojë menjëherë furnizimin me gaz në Evropë.
Zonat kyçe afër Kievit të rimarra nga ukrainasit
Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ukrainase kanë rimarrë të gjithë rajonin rreth Kievit.
Në javët e fundit ka pasur luftime të ashpra në disa qytete dhe fshatra rreth kryeqytetit.
Rusia e ka përshkruar tërheqjen e saj të forcave pranë Kievit si një gjest vullneti të mirë në negociatat e paqes, por analistët perëndimorë thonë se ofensivat e saj kishin ngecur.
Autoritetet thonë se të paktën 200 civilë janë vrarë në Irpin – qytet në veri-perëndim të Kievit - që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.
Shumica e 70,000 njerëzve që jetonin në këtë qytet u larguan gjatë muajit të kaluar.
Derisa në qytetin Buça, trupat ukrainase kanë hyrë në dy ditët e fundit, pasi kishte qenë plotësisht e paarritshme për gati një muaj.
AFP raportoi gjatë së shtunës për të paktën 20 trupa të vrarë, të cilët ishin në një rrugë të këtij qyteti.
Kryetari i bashkisë së qytetit tha se 280 njerëz ishin varrosur në një varr masiv në Buça dhe se qyteti ishte i mbushur me kufoma.
Mijëra ukrainas u evakuuan nga qytetet ku po luftohet
Mijëra njerëz në Ukrainë arritën të ikin të shtunën nga qytetet ku po zhvillohet lufta, ka njoftuar qeveria në Kiev.
Një total prej 765 civilësh u larguan nga qyteti i Mariupolit me automjetet e tyre, njoftoi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk në Telegram.
Pothuajse 500 civilë ishin larguar nga qyteti i Berdyansk. Destinacioni i njerëzve nga të dy qytetet ishte Zaporizhja.
Evakuimi do të vazhdojë edhe të dielën, tha Vereshchuk.
“Ne vazhdojmë të punojmë”, tha shkroi Vereshchuk.
Zelensky: Me padurim po presim konferencën e donatorëve për Ukrainën
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka biseduar nëpërmjet telefonit me kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Ata biseduan për mbështetjen e Ukrainës, intensifikimin e sanksioneve anti-rus dhe garancinë e sigurisë së pasluftës.
Zelenksy, mes tjerash, thotë se mezi po presin konferencën e donatorëve për Ukrainën.
Talked to @BorisJohnson again. The United Kingdom is our powerful ally. Discussed the defensive support for 🇺🇦, intensification of anti-Russian sanctions and post-war security guarantees. We look forward to the donors' conference for Ukraine.
“Bisedova përsëri me Boris Johnson. Mbretëria e Bashkuar është aleati ynë i fuqishëm. Diskutuan mbështetjen mbrojtëse për Ukrainën, intensifikimin e sanksioneve anti-ruse dhe garancitë e sigurisë së pasluftës. Mezi presim konferencën e donatorëve për Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Merret vesh vendi ku mund të përballen Zelensky-Putin
Media ukrainase Interfax, ka raportuar se Turqia me shumë gjasë do të jetë vendi ku do të takohen presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e paqes.
Sipas mediave, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka telefonuar Putinin dhe Zelenskyn të premten.
Për këtë gjë ka folur edhe negociatori ukrainas, David Arakhamia.
“Duket si një konfirmim nga ana e tij që ata janë gati për ta caktuar një takim në të ardhmen e afërt”, ka thënë negociatori Arakhamia.
Sipas Reuters, negociatat e ditëve të fundit kanë qenë të vështira.
Kremlini ka theksuar disa herë se qëllim i operacioneve ushtarake është rivendosja e statuseve shtetërore për Donetskun dhe Luhanskun, sipas kufijve të negociuar në vitin 2014.
Ushtria ruse thotë se ka sulmuar një aeroport ushtarak në Ukrainë
Ushtria ruse tha të shtunën në mbrëmje se ka sulmuar një aeroport ushtarak në rajonin Poltava të Ukrainës.
Helikopterë luftarakë dhe avionë u shkatërruan, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se janë goditur edhe depo të karburantit dhe armëve, makina të blinduara, municione u shkatërruan gjithashtu.
“Tërbohet” Putin, ukrainasit ia vrasin një nga kolonelët kryesorë - rusët presin edhe 70 funerale gjeneralësh
Arbnore Zhushi
Vladimir Putin ka marrë një goditje tjetër nga Ukraina.
Kjo pasi një tjetër nga kolonelët e tij është vrarë në aksion në Ukrainë, raporton Mirror, përcjell Bota sot.
Nënkoloneli Vitaly Slabtsov, 43 vjeçar, ishte një parashutist elitar dhe ai u varros me nderime të plota ushtarake, thonë raportet.
Raportet sugjerojnë se Slabtsov u vra gjatë një operacioni special në Donbas, Ukrainë, megjithëse nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me vdekjen e tij.
Funerali i Slabtsov u mbajt në Ryazan në Rusinë qendrore, shtëpia e parashutistëve rusë, të premten.