Prodhuesi i çokollatës Ferrero do të ndalojë prodhimin në një fabrikë belge dhe do të tërheqë të gjitha produktet e prodhuara në vend për shkak të shqetësimit për një shpërthim të salmonelës, njofton autoriteti mbikëqyrës belg AFSCA.
Rreth 63 persona në Britaninë e Madhe, kryesisht fëmijë të vegjël, janë infektuar me salmonelë në një shpërthim të lidhur me vezët e ‘’Kinder Surprise’’.
‘’Kompania e çokollatës Ferrero po tërheq disa konfeksione vezësh si një masë paraprake ndërsa hetimet vazhdojnë’’, sipas Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA).
Më shumë raste raportohet se janë regjistruar në Evropë, duke përfshirë Irlandën, Francën, Gjermaninë, Suedinë dhe Holandën. Vezët e kompanisë ‘’Kinder’’prodhohen në Belgjikë.
Asnjë rast fatal nuk është raportuar në Britaninë e Madhe, por shumica e rasteve përfshijnë fëmijë të moshës 5 vjeç e lart.
Në një paralajmërim, FSA tha se tërheqja ishte për shkak të një “lidhje të mundshme me një shpërthim të salmonelës”.
Produktet e prekura janë vezët 20 g ose paketimi me tre vezë, të gjitha me datë skadence nga 11 korriku 2022 deri më 7 tetor 2022.