Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një meçi amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk. Siç raportojnë mediat, ekipi i tij megjithatë ka fituar 5:1 ndaj një ekipi rajonal të Minskut.
Lukashenko është lënduar nga një lojtar i ekipit kundërshtar, i cili aksidentalisht ka goditur atë në fytyrë me shkopin e hokejit.
Duke e njohur pushtetin e autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi, lojtari në fjalë ka mundur ta pësojë keq, mirëpo siç raportohet, ky aksident nuk ka ndikuar në disponimin e presidentit, raporton Interfax.
🏒А вот тот самый опасный момент pic.twitter.com/1VYVKVLc5E
— PULPERVOGO (@pulpervogo) April 9, 2022
Ndryshe, Lukashenko është njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.
Ai e ka përkrahur me të gjitha kapacitetet pushtimin rus në Ukrainë, duke i dhënë ndihmë ushtarake, por edhe territoriale për të kryer sulme mbi caqet në Ukrainë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/09/850x636_1649508376-7256-450x6001649525349.jpg)