Sot u shënua dita e 47-të e luftës në Ukrainë. Këtu janë të rejat më të fundit: Trupat ruse po grumbullohen për të sulmuar rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian;
Të paktën 11 persona, duke përfshirë një fëmijë shtatë vjeç, kanë vdekur në rajonin e Kharkiv pas dhjetëra sulmeve ajrore në qytet;
Kancelari austriak Karl Nehammer është bërë lideri i parë evropian që viziton Vladimir Putinin në Moskë - me bisedimet që thuhet se janë "të hapura dhe të vështira";
Ukraina pretendon se 19,500 trupa ruse janë vrarë në luftë deri më tani; Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se "dhjetëra mijëra" kishin vdekur në Mariupol;Të paktën tre persona janë vrarë në Donetsk dhe "viktima të shumta" janë raportuar në Kharkiv, pretendon Ukraina
Shtatë trupa janë nxjerrë nga nën rrënojat në Borodyanka pasi dy blloqe banimi të larta u shkatërruan;
Zëvendëskryeministri i Ukrainës ka pohuar se 1700 ushtarë dhe civilë mbahen nga Rusia dhe separatistët pro-rusë;
Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv dhe në qytetin verilindor të Kharkiv, sipas mediave lokale./M.L.