Ukraina kërcënohet me armë kimike - Putinit i vjen reagimi nga Amerika

Evropë

Ukraina kërcënohet me armë kimike - Putinit i vjen reagimi nga Amerika

Nga: BOTA SOT Më: 12 prill 2022 Në ora: 06:05 Përditësuar në ora: 00:47 më 13.04.2022
Foto ilustrim

Arrestohet dhe burgoset aktivisti opozitar rus

Vladimir Kara-Murza, një aktivist i rëndësishëm opozitar rus, u arrestua dhe u dënua me 15 ditë burgim për mosbindje ndaj urdhërave të policisë.

Në gjykatën e rajonit Khamovniki të Moskës, atij iu dha dënimi vetëm një ditë pasi ishte arrestuar nga policia përpara shtëpisë së tij.

Sipas avokatit të tij, Vadim Prokhorov, policia kishte deklaruar gjatë seancës gjyqësore se politikani "ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme pasi kishte parë oficerët e policisë; kishte ndryshuar trajektoren e lëvizjes së tij, kishte filluar të lëvizte më me shpejtësi, kishte injoruar kërkesën e policëve për të ndaluar dhe ishte përpjekur të largohej".

Avokati Prokhorov refuzoi akuzat e policisë, duke vënë në dukje se zoti Kara-Murza ishte pritur nga policët në hyrje të godinës së apartamentit të tij dhe se ishte ndaluar menjëherë pasi kishte dalë nga makina.

Zoti Kara-Murza ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit të vrarë opozitar Boris Nemtsov dhe u bë i njohur pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua dy herë në Moskë, një herë në vitin 2015 dhe një herë të dytë në vitin 2017, me simptoma helmimi.

Mostra të mbledhura nga të afërmit e tij në Rusi iu dorëzuan FBI-së, e cila e trajtoi rastin si një "helmim i qëllimshëm".

Laboratorët e qeverisë amerikane kryen testime të shumta, por sipas dokumentave të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, duket se nuk arritën në një konkluzion përfundimtar.

Arrestimi i tij vjen ndërsa autoritetet ruse kanë shtuar goditjet ndaj figurave opozitare dhe ndaj çdo forme mosbindjeje për luftën që po vazhdon në Ukrainë.

Zoti Kara-Murza krijoi ndër vite një mbështetje të rëndësishme në radhët e ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë dalë në mbrojtje të rastit të tij.

"Shtetet e Bashkuara janë të trazuara nga arrestimi në Moskë i udhëheqësit të rëndësishëm të shoqërisë civile Vladimir Kara-Murza", shkruajti në Twitter Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. "Po e monitorojmë nga afër këtë situatë dhe bëjmë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm".

Sipas grupit investigativ Bellingcat, zoti Kara-Murza ndiqej nga agjentë rusë të sigurisë që mendohet se ishin të përfshirë edhe në helmimin e një tjetër figure opozitare, zotit Aleksei Navalny.

OSBE publikon nesër gjetjet mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të publikojë të mërkurën gjetjet e hetimit të saj për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe mizoritë e kryera në luftën e vazhdueshme ruse në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Misionit të SHBA-së në OSBE.

Është e paqartë se cilat do të jenë gjetjet e raportit në këtë pikë.

Raporti është produkt i një misioni fakt-mbledhës njëjavor të udhëhequr nga tre ekspertë të zgjedhur nga Ukraina nga një listë ekspertësh të OSBE-së. Ky hetim u bë pasi 45 vende thirrën një mekanizëm të rrallë të OSBE-së - Mekanizmin e Moskës - që përdoret për të hetuar shqetësimet e të drejtave të njeriut

Raporti u nda me anëtarët e OSBE-së të martën dhe me Ukrainën javën e kaluar, tha zëdhënësi.

Michael Carpenter, ambasadori i SHBA-së në OSBE, do të informojë shtypin pas një takimi të posaçëm të Këshillit të Përhershëm të mërkurën.

Sipas OSBE-së, qëllimi i misionit të ekspertëve ishte të "përcaktojë faktet dhe rrethanat që lidhen me shkeljet e mundshme të angazhimeve të OSBE-së, dhe shkeljet dhe abuzimet e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare" dhe "të vërtetojë faktet dhe rrethanat e rasteve të mundshme për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, duke përfshirë sulmet e qëllimshme dhe pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile; dhe për të mbledhur, konsoliduar dhe analizuar këtë informacion me qëllim paraqitjen e tij në mekanizmat përkatës të llogaridhënies, si dhe në gjykatat ose tribunalet kombëtare, rajonale ose ndërkombëtare që kanë, ose mund të kenë në të ardhmen, juridiksion.”

OSBE nuk ka autoritetin të ndëshkojë ligjërisht Rusinë nëse gjen prova të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, por faktet e tyre mund t'u jepen organeve të tjera që e kanë atë autoritet.

Mekanizmi i Moskës, i cili u përdor për të nisur misionin e gjetjes së fakteve, është një hap serioz dhe sipas OSBE-së, ai është aktivizuar vetëm nëntë herë të tjera që nga themelimi i tij në vitin 1991. Më së fundi është përdorur në vitin 2020 për të hetuar njerëz shkeljet e të drejtave në Bjellorusi.

Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia janë të gjitha anëtarë të OSBE-së, transmeton CNN.

​Macron: Putin ka vendosur të mos ndalet

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot se homologu i tij rus Vladimir Putin "vendosi të mos ndalet" në Ukrainë pasi i duhej një "fitore ushtarake për veten e tij, edhe pse e kuptoi se Ukraina nuk do të nënshtrohej".

Në një intervistë për të përjavshmen franceze Le Point, Macron tha se Mariupol, një qytet në Ukrainën lindore ku u fokusua ushtria ruse, "mund të jetë një fiksim për Putin-in sepse ai është një simbol i Ukrainës që i reziston atij".

Duke e përqendruar ofensivën në Donbas, presidenti rus po përpiqet “të arrijë fitoren dhe të synojë paradën e lavdishme ushtarake më 9 maj (që shënon fitoren mbi nazizmin), një datë shumë e rëndësishme për të dhe për Rusinë, shtoi Macron.

Ai tha se për shkak të kësaj, ai kishte pak besim në përpjekjet kolektive për ta vendosur Putin-in në tryezën e bisedimeve në një afat të shkurtër.

Macron gjithashtu u përpoq të justifikonte bisedat e tij të shumta telefonike me Putin-in.

Nëse ai nuk bisedon më me askënd, atëherë ne nuk e dimë se sa larg mund të shkojë.

Ky është obsesioni im. I thashë se kur dikush hyn në një cikël dhune, gjëja më e vështirë është të ndalosh.

Është një rrezik dhe një pikë kthese për të hyrë në të pakthyeshmen”, tha ai.

Rusia përdori armë kimike, vjen reagimi nga Amerika

Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, thotë se SHBA-të nuk janë në gjendje të konfirmojnë raportet se forcat ruse kanë përdorur armë kimike në qytetin port të rrethuar jugor, Mariupol, shkruan BBC, përcjell "Bota sot"

Megjithatë, Blinken thotë se SHBA ka "informacion të besueshëm" se Rusia "mund të përdorë... agjentë kimikë" në qytetin e rrethuar.

"Ne e ndajmë atë informacion me Ukrainën... dhe jemi në bisedime të drejtpërdrejta me partnerët për të provuar se çfarë po ndodh në të vërtetë, kështu që ky është një shqetësim i vërtetë," thotë Blinken.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka thënë gjithashtu se është e shqetësuar nga raporti i pakonfirmuar i përdorimit të armëve kimike dhe se po monitoron situatën nga afër.

Verifikimi i pretendimeve të regjimentit Azov të Ukrainës se tre ushtarë u plagosën nga "një substancë helmuese" në një sulm të djeshëm është shumë e vështirë, pasi Mariupol është ende i rrethuar nga forcat ruse./AM

“Mami të do”/ Histori prekëse: Vajza fliste ende në telefon me nënën e saj përpara se ajo të goditej nga tanku rus

Mimozë Lakna Mimozë Lakna

Pas masakrës në Buça, Ukraina publikoi imazhe të të vdekurve. Imazhi i një dore në tokë bëri xhiron e botës dhe u bë simbol i mizorive, shkruan gazeta zvicerane Blick transmeton "Bota sot".

Vajza e saj tani ka gjetur forcën të flasë për të treguar se si mësoi për vdekjen.

Një dorë e shtrirë në baltë. Gishtat e pajetë janë të shtrembër, manikyri i kuq bie në sy si një spërkatje e frikshme ngjyrash nga fotografia e zymtë.

Fotoja u bë simbol i tmerrit të Buçës.Qyteti ishte pushtuar nga ushtria ruse që nga 27 shkurti dhe mbeti kryesisht i pa-qasshëm për më shumë se një muaj.

Regjistrimet dhe raportimet nga fshati i civilëve të vrarë shkaktuan tmerr në mbarë botën.

Dora i përket Iryna F.* 52 vjeçe. Ajo u vra nga rusët dhe la pas dy vajza të quajtura Nadiia F.* 31 vjeçe dhe Olga F. 26.

Dy vajzat kanë mundur të arratisen nga Bucha por kanë qëndruar në kontakt me nënën e tyre. Së fundmi, vajza më e vogël kishte thirrur nënën e saj. Shkrimi i plotë këtu

OKB e “shqetësuar” lidhur me raportimet për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrjen e armëve kimike tha se është “e shqetësuar” lidhur me raportimet e pakonfirmuara të përdorimit të armëve kimike në qytetin-port ukrainas të Mariupolit.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) tha se po monitoron nga afër situatën.

“Sekretariati teknik i OPCW është i shqetësuar nga raportimet e fundit të pakonfirmuara të përdorimit të armëve kimike në Mariupol, që janë publikuar në media në 24 orët e fundit”, tha OPCW.

Anëtarë të Kongresit amerikan, që gjithashtu janë duke e monitoruar situatën, thanë gjatë një vizite në Poloni më 12 prill se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse përdoren armë kimike në Ukrainë.

SHBA-ja po heton raportimet se substanca helmuese janë hedhur në Mariupol, thanë ligjvënësit, por ata paralajmëruar se përcaktimi i natyrës së çdo sulmi në Mariupol mund të marrë kohë.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

I veshur si ushtar ukrainas/ Arrestohet deputeti i opozitës pro-ruse në Kiev

Viktor Medvedchuck, deputet i opozitës pro-ruse në Ukrainë, u arrestua me një operacion special të inteligjencës ukrainase ditën e sotme.

Lajmin e bëri të ditur vetë Presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram, duke postuar dhe një foto të Medvedchuck në pranga, i veshur me uniformën e forcave të armatosura ukrainase.

Lideri i partisë pro-ruse dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm përfshirë median, Medvedchuk konsiderohet ‘njeriu i Putinit’ në Ukrainë.

Opozita pro-ruse në Ukrainë e ka mbështetur që prej fillmit pushtimin, duke organizuar dhe operacione në mbështetje të separatistëve në lindje të vendit./M.L.

Ushtria ukrainase tallet me rusët, ja çfarë trofeu “të vërtetë” ushtarak kanë kapur

Ushtria ukrainase, ka kapur një “trofe të vërtetë ushtarake”.

Në pamjet e publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në Facebook, shihet se ata kanë kapur një BMP-3 të armikut, përcjell Bota sot.

Forcat ukrainase thonë se ky automjet, tani do të shërbejë në mbrojtje të Ukrainës.

“Derisa ushtria e Federatës Ruse i konsideron çantat e grave, tosterët dhe kabinat e qenve si trofe ushtarakë, njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kapin trofe të vërtetë ushtarakë.

BMP-3 e trupave pushtuese ruse tani do të shërbejë për të mbrojtur Ukrainën.

#stoprusia”, shkruhet në postimin e ushtrisë së Ukrainës./A.Zh

Qindra përdhunime, tortura e vrasje nga ushtarët e Putinit, Zelensky bën të ditur këtë gjë

Sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në parlamentin lituanez më tha se ka "mijëra e mijëra viktima" dhe "qindra raste të torturave brutale" që po zbulohen në zonat e rifituara nga Ukraina.

"Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale dhe bodrume," tha ai, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Zyrtarët në kryeqytetin e Ukrainës Kiev do të vazhdojnë të "hetojnë krimet e luftës" të kryera nga ushtria ruse, u tha Zelensky deputetëve lituanez.

Gjithashtu, Zelensky ka thënë se janë raportuar "qindra përdhunime".

Ai është i sigurt se Rusia do t'i mohojë akuzat, por krimet do të jenë "në ndërgjegjen e propagandistëve rusë".

Prokurorët ukrainas kanë thënë sot se gjashtë persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një bodrum të një ndërtese në Kiev.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte dhe ka fajësuar Ukrainën./AM

Lufta në Ukrainë, deklarohet Obama - këto janë fjalët e tij për Putinin dhe Bidenin

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Vladimir Putin ka qenë gjithmonë një udhëheqës "i pamëshirshëm", i cili kishte potencialin për të nisur një pushtim të Ukrainës, sipas ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Duke folur për Al Roker të NBC-së, Obama tha: "Ai ka qenë gjithmonë dikush që është mbështjellë në këtë ndjenjë të shtrembëruar ankesash dhe nacionalizmi etnik.

Ajo pjesë e Putinit, mendoj se ka qenë gjithmonë aty. Ajo që kemi parë me pushtimin e Ukrainës, është ai i pamaturi në një mënyrë që mund të mos e kishit parashikuar tetë, 10 vjet më parë, por rreziku ishte gjithmonë aty."

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat