Skandali “Qatargate”, eurodeputeti përfundon në pranga e policisë belge

Evropë

Skandali “Qatargate”, eurodeputeti përfundon në pranga e policisë belge

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:35
Marc Tarabella

Autoritetet belge arrestuan eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialiste, të premten herët në mëngjes, si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Europian.

Një zëdhënës i prokurorisë belge konfirmoi arrestimin.

Më 2 shkurt, Parlamenti Europian i hoqi imunitetin parlamentar Tarabela-s.

Ky i fundit gjithmonë ka mohuar të ketë bërë diçka të paligjshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat