47-vjeçari, Osman Firat është nxjerrë i gjallë nga rrënojat që shkaktoi tërmeti në Turqi.
Burri që kaloi mbi 100 orë nën gërmadha, me të nxjerrë s’është ndalur së kënduari ajete nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kur’ani, raporton AlJazeera.
Në duart e pjesëtarëve të ekipeve të shpëtimit, Firat dëgjohet duke kënduar ajete.
Ai këndon ajete nga surja El-Bekare, kaptina më e gjatë në Kur’an.