Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç në prononcimin e parë pas daljes së rrezultatit Abazoviç tha se Partia Ura e do të jenë shtylla kryesore e koalicionit në Mal të Zi.
Ai shtoi se kanë shumë punë për të bërë dhe se kjo është një energji e re në Malin e Zi.
“Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushatë, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit”, përfundoi ai.
Duke komentuar deklaratën e Milojko Spajiç, kryetar i listës së Lëvizjes Evropa Tani, se nuk do të formojë qeveri me Urën, Abazoviç iu përgjigj duke thënë se “E kemi qeverinë, presim parlamentin”.