Plazhi Sofular në Detin e Zi Sile pranë Stambollit u mbyll pasi u gjetën 28 mina të pashpërthyera.
Autoritetet deklaruan se minat u gjetën nga zhytës dhe se tetë mina u tërhoqën në breg për t’u shkatërruar, njoftoi kanali televiziv turk NTV.
Është bërë e ditur se minat do të neutralizohen më 2 gusht.
Zhytësit vazhdojnë të kërkojnë në shtratin e detit jo shumë larg plazhit.
Një burim në polici konfirmoi se plazhi Sofular është i mbyllur.