Ukraina nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Rusinë për kalimin e gazit në Evropë

Evropë

Ukraina nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Rusinë për kalimin e gazit në Evropë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 22:16
Herman Halushchenko

Ukraina ka refuzuar negociatat me Rusinë për të zgjatur kontratën rreth kalimit të gazit rus, e cila mbaron vitin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, i cili deklaroi se viti i ardhshëm do të dëshmojë nëse evropianët mund të bëjnë pa gazin rus

“Ne sigurisht nuk do të marrim pjesë në negociatat me rusët, kjo është mjaft e qartë. Viti i ardhshëm do të tregojë nëse Evropa mund të bëjë pa gazin rus. Unë i shoh të gjitha parakushtet që kjo të ndodhë”, tha ai.

Halushchenko kujtoi deklaratën e mëparshme të Komisionerit Evropian për Energjinë, Kadri Simson, sipas të cilit Evropa dëshiron të heqë qafe plotësisht gazin rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat