Rustem Umerov edhe zyrtarisht emërohet ministër i Mbrojtjes në Ukrainë

Evropë

Rustem Umerov edhe zyrtarisht emërohet ministër i Mbrojtjes në Ukrainë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 12:59
Rustem Umerov

Parlamenti i Ukrainaës ka miratuar emërimin e Rustem Umerov si ministër të ri të Mbrojtjes.

Umerov, tatar nga Krimea, më herët ka ushtruar funksionin e Fondit Shtetëror të Pronës, misioni i të cilës ishte të tërheq investime të huaja në Ukrainë.

Ai ka zënë postin e Oleksii Reznikov, i cili ishte në krye të ministrisë së Mbrojtjes që nga fillimi i luftës, dhe u shkarkua pas skandalit në këtë ministri.

Në një kontratë të lidhur mes ushtrisë ukrainase dhe një kompanie turke, ishte paraparë që Kievi të furnizohet me rroba të dimrit për ushtrinë e saj.

Ndërkaq në kontratë figuronte shuma tjetër për një palë rroba për një ushtar, ndërsa në disa dokumente çmimi për një sosh ishte dyfishuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat