Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Antonio Tajani tha të shtunën se 14 italianët që janë aktualisht në Rripin e Gazës nuk janë në rrezik të menjëhershëm pasi ata ndodhen në zona larg luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit.
“Ata janë të gjithë të sigurt, nuk ka luftë (ku janë), atje nuk ka asnjë rrezik për momentin”, tha Tajani për televizionin Rai.
Ndërkohë kryeministrja Giorgia Meloni tha se lirimi i pengjeve që Hamasi mori në sulmet e tij mbi Izraelin, më 7 tetor ishte vendimtar për de-përshkallëzimin e situatës.
“Shpresojmë që në një moment të ketë lajme (për pengjet). Lajmet (në këtë front) do të ishin shumë të rëndësishme për të arritur një de-përshkallëzim”, tha Meloni. /ANSA