LIVE: Nuk ndalen bombardimet në Ukrainë, zbulohet plani i ri Putinit: Ja kë do të dërgojë në front!

Evropë

LIVE: Nuk ndalen bombardimet në Ukrainë, zbulohet plani i ri Putinit: Ja kë do të dërgojë në front!

Nga: Bota sot Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 06:42 Përditësuar në ora: 23:00 më 14.11.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Rusia nuk ndalet vijon bombardimet në Ukrainë, raportohet për të vdekur dhe të plagosur në Dnipropetrovsk

Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi nga sulmet ruse në Dnipropetrovsk.

Mësohet se i lënduari, një 72-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit, Serhiy Lysak , i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘Telegram’ shkruan se Dnipropetrovsk-u u sulmua nga tre dronë kamikazë.

Ky bombardim i radhës vjen pasi Ukraina pretendoi se tre oficerë rusë u vranë në një shpërthim në qytetin Melitopol të kontrolluar nga Kremlini.

Rusia synon t’i çojë në luftë nga 500 banorë në javë prej një rajoni siberian

Një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia, një rajon me shumicë etnike jo ruse në verilindje të Siberisë, t’i dërgojë nga 500 burra në frontin ukrainas çdo javë për ta përmirësuar renditjen e vet.

Aleksandr Avdonin, komisar ushtarak i Jakutias, tha në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarët lokalë në shtator se ky rajon ishte i fundit në renditjet e rajoneve që rekrutojnë trupa.

Jakutia e kishte përmbushur vetëm një të tretën e planit të rekrutimit, Avdonin kishte thënë, sipas grupit për të drejtat e njeriut Fondacioni për Jakutian e Lirë, i cili e siguroi një audio incizim të takimit.

Ky ishte vendi me shkallën më të ulët të rekrutimeve në rajonet lindore të Rusisë, tha ai.

Ai u bëri thirrje zyrtarët t’i dërgojnë nga 15 banorë prej çdo rrethinë çdo javë deri në përfundim të vitit. Jakutia, njëra prej rajoneve më të varfra në Rusi, i ka 36 rrethina, që do të nënkuptonte dërgimin e 540 burrave çdo javë në luftën në Ukrainë.

Jakutët, një popull që flet gjuhën turkike, është grupi më i madh etnik në Jakutia, i ndjekur nga rusët.

Kremlini është përpjekur ta arsyetojnë luftën agresive kundër Ukrainës në shumë mënyrë të rrejshme, përfshirë për nevojën për t’i mbrojtur rusët në lindje të Ukrainës.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se pakicat po e bartin një barrë më të rëndë të luftës se sa vetë rusët. Rajonet etnike të Rusisë janë në mesin e më të varfrave dhe burrat mund të joshën nga pagat e larta që u ofrohen për të luftuar në Ukrainë.

Jakutia është rreth 5.000 kilometra larg frontit ukrainas.

Rusia rrit përdorimin e dronëve kamikazë, thotë zyrtari ushtarak ukrainas

Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas ka thënë se trupat ruse kanë vazhduar përpjekjet e njëkohshme të sulmit në disa drejtime në lindje të vendit dhe po rrisin përdorimin e dronëve kamikazë.

Kreu i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, tha se Rusia, pavarësisht humbjeve të mëdha, ka sulmuar pozicionet ukrainase pranë Kupiansk.

“Përveç kësaj, armiku ka rritur përdorimin e dronëve kamikazë”, tha ai në “Telegram”, raporton Guardian.

“Në veri dhe në jug të Bakhmutit, trupat ruse po përpiqen të marrin iniciativën duke kryer kundërsulme. Megjithatë, mbrojtësit tanë thyejnë të gjitha planet dhe përpjekjet e pushtuesve për të kapur tokën tonë”, shtoi Syrskyi.

Pse Putini po heziton të mobilizojë më shumë trupa në Ukrainë, sipas ekspertit ushtarak britanik

Rusia ka humbur shumë trupa, por ka disa arsye pse presidenti rus, Vladimir Putin heziton të tërheqë më shumë civilë në luftën kundër Ukrainës, ka thënë analisti ushtarak Sean Bell.

“Ata kanë nevojë dëshpërimisht të mobilizojnë më shumë civilë”, tha ai.

Një nga arsyet që ata nuk do ta bëjnë këtë është sepse Putini përballet me zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm dhe do të ishte thellësisht jopopullore për shoqërinë ruse. Nëse duhet të mobilizoni më shumë njerëz, duhet të shpjegoni se çfarë ka ndodhur me djemtë që keni mobilizuar tashmë”, pohoi analisti.

Bell shtoi se “është e vështirë të shpjegohet se shumë prej tyre kanë vdekur. Ndërsa mund të mos jetë plotësisht demokratike në Rusi, Putini nuk dëshiron të shkaktojë asnjë lloj rebelimi kundër tij”.

Putini kujtojmë se miratoi kufizime të reja në mbulimin mediatik të zgjedhjeve presidenciale, raporton skynews.

Sipas ndryshimeve, vetëm gazetarët e punësuar me kontratë nga mediat e regjistruara do të lejohen të mbulojnë mbledhjet e komisioneve zgjedhore, duke ndaluar potencialisht profesionistët e pavarur dhe gazetarët e pavarur.

Gjithashtu është ndaluar çdo mbulim i veprimeve të komisionit në bazat ushtarake ose zonat nën sundimin ushtarak.

Shefi i NATO-s: Nuk mund ta lejojmë të fitojë Putini në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën.

Jens Stoltenberg gjithashtu deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk mund të lejohet të fitojë luftën kundër ukrainasve.

Duke folur pas një takimi me ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel, norvegjezi pohoi se “situata në fushëbetejë është e vështirë”, raporton skynews.

“Dhe kjo thjesht e bën edhe më të rëndësishme që ne të mbështesim dhe të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën, sepse ne nuk mund të lejojmë që të fitojë presidenti Putin”, pohoi ai.

“Ukraina duhet të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur në Evropë dhe është në interesin tonë të mbështesim Ukrainën”, tha ndër të tjerash shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

Lëshohet alarm mbarëkombëtar në Ukrainë

Një alarm gjithëkombëtar për sulme të mundshme ajrore u lëshua në Ukrainë më 14 nëntor, me autoritetet që i bënë thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim.

“Ka rrezik për sulme raketore nëpër tërë Ukrainën. Avionët luftarakë MiG-31K, që i takojnë Forcës Ajrore të Rusisë, janë ngritur nga bazat e tyre ajrore”, tha Forca Ajrore e Ukrainës në një komunikatë.

Ajo nuk dha hollësi të tjera dhe e lashtoi deklaratën pasi një person u vra dhe një tjetër u plagos mëngjesin e 14 nëntorit në qytetin jugor të Ukrainës, Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk, i cili u sulmua nga tre dronë rusë.

“Një 72-vjeçar u plagos dhe u shtri në spital në gjendje relativisht të mirë. Fatkeqësisht, kemi një të vdekur. Ngushëllime familjarëve”, tha guvernatori rajonal. Serhiy Lysak, në Telegram.

Dnipropetrovsk është rajon që është goditur vazhdimisht nga sulmet ruse.

Ndërkohë, sot gjatë ditës, vendet e Bashkimit Evropian e kanë pranuar se mund të dështojnë ta furnizojnë Ukrainën me municionin që ia kishin premtuar për ta luftuar pushtimin rus dhe për ta çliruar territorin e vet të uzurpuar.

Në fillim të këtij viti, liderët e BE-së u zotuan se do t’ia dërgonin frontit të Ukrainës një milion copë municion deri në pranverë të vitit 2024. Kjo do të nënkuptonte rritje të jashtëzakonshme të prodhimit. Por, blloku i përbërë nga 27 vende, thotë tani se e ka të vështirë ta bëjë një gjë të tillë.

“Shifra një milion nuk do të arrihet, duhet ta hamendësojmë këtë”, tha ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistrius, para një takimi të ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Be-së në Bruksel.

Rreth 300.000 copë municion i janë dërguar asaj nga depot ekzistuese të BE-së deri më tani.

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, nguli këmbë se caku fillestar nuk duhet të merret si diçka e saktë.

“Epo, natyrisht, një milion copë janë simbolike. Mendoj se të rëndësishme janë aspirata dhe ambicia”, tha ai.

Në fushëbetejë, megjithatë, prania e municionit është gjëja e vetme që ka rëndësi.

Në luftën e Ukrainës me Rusinë, predhat e artilerisë 155mm luajnë rol vendimtar. Harxhimi i 6.000 deri në 7.000 predhave në ditë tregon për rëndësinë strategjike të tyre./REL

Putin miraton kufizime për mediat para zgjedhjeve presidenciale

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar ndryshimet në ligjin, sipas të cilit zhvillohen zgjedhjet presidenciale, duke vendosur kufizime të reja ndaj mbulimeve mediale, kanë raportuar mediat lokale më 14 nëntor.

Miratimi i ndryshimeve vjen para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini, që qeverisë me Rusinë në 24 vjetët e fundit, pritet të kërkojë një mandat të ri gjashtëvjeçar.

Putin, 71 vjeç, ende nuk ka njoftuar nëse do të garojë në zgjedhje, duke theksuar se ai do të bëjë publik vendimin e tij vetëm pasi Parlamenti të caktojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve.

Sipas amendamenteve që Putin ka miratuar, vetëm gazetarët e punësuar me kontratë nga mediat e regjistruara do të lejohen të mbulojnë takimet e Komisionit të Zgjedhjeve. Këto ndryshime potencialisht do të pamundësojnë që këto aktivitete zgjedhore të mbulohen nga gazetarët e pavarur.

Në ndryshime po ashtu përfshihet ndalimi i mbulimit të veprimeve të Komisionit në bazat ushtarake apo në zonat e tjera ushtarake pa leje paraprake nga autoritetet rajonale apo ushtarake.

Për më tepër, ndryshimet ndalojnë edhe aktivitetet zgjedhore në “burimet e bllokuara”.

Rusia ka intensifikuar shtypjen e opozitës dhe rrjedhjen e informacionit, duke ndaluar një sërë ueb-faqesh dhe shërbimesh, përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in. Por, shumë persona përdorin shërbimin VPN për të shmangur bllokimin./REL

Zelenskyy thotë se sulmet ruse po shtohen rreth Donetsk, Kupiansk dhe Avdiivka

Nga: M.H.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se Rusia po shton sulmet e saj në të gjithë vijën e frontit, raporton AFP, përcjell “Bota sot”.

Asnjëra palë nuk ka bërë ndonjë përfitim të rëndësishëm territorial për muaj të tërë, por si Zelenskiy ashtu edhe Kremlini e kanë mohuar se konflikti ka arritur në ngërç.

“Ushtria raportoi një rritje të numrit të sulmeve të armikut,” shkroi Zelenskiy në Telegram të martën, duke thënë se forcat ruse po sulmonin rreth Donetsk, Kupiansk dhe Avdiivka.

“Armiku vazhdon të hakmerret ndaj Khersonit të lirë, duke bombarduar qendrën e qytetit pa ndonjë nevojë ushtarake”, shtoi ai.

Zelenskiy ka thënë se Rusia ka të ngjarë të rrisë sulmet ajrore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës para dimrit, siç bëri vitin e kaluar.

Lufta e gjatë e Putinit mund të shpërblehet

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon, përfundimi i konfliktit duket po aq i largët se kurrë. Kundërofensiva e Kievit ka dështuar të depërtojë me vendosmëri në mbrojtjen e përgatitur të ushtrisë ruse në rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës.

Ndërkohë, Kremlini kërkon të zgjasë luftën, duke supozuar se mund të jetë më e gjatë se interesi i Perëndimit dhe vullneti i Ukrainës për të luftuar. Pa një angazhim dhe strategji të fortë të SHBA-së, parashikimi i Putinit se ai mund të fitojë mund të realizohet.

Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2023, shkalla e mobilizimit shoqëror, financiar dhe politik të Rusisë për të mbështetur përpjekjet e luftës u bë edhe më e dukshme.

Sipas  projektbuxhetit  të miratuar nga Duma e Shtetit Rus më 26 tetor, shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2024 do të rriten me 68% në ekuivalentin e 115 miliardë dollarëve, duke përbërë pothuajse një të tretën e shpenzimeve totale.

Ky shpërthim në shpenzimet ushtarake do të ndihmojë në nxitjen e ekonomisë ruse për një  afat të gjatë, edhe nëse norma e parashikuar e rritjes ekonomike të Rusisë në vitin 2024 prej 2.3 përqind (sipas vlerësimit të Ministrisë Ruse të Zhvillimit Ekonomik) do të shoqërohet nga efektet inflacioniste të rritjes së lartë sociale dhe shpenzimet ushtarake.

Nën nxitjen publike të Presidentit Vladimir Putin, industria ruse e mbrojtjes ka zgjeruar prodhimin e municioneve dhe pajisjeve kryesore për një fushatë të gjatë.

Pavarësisht ndërprerjeve fillestare në prodhimin e mbrojtjes të shkaktuara nga sanksionet hakmarrëse perëndimore pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Moska thuhet se është “në rrugën e duhur ” për të prodhuar 2 milionë predha artilerie në vit.

Rusia po vazhdon gjithashtu me  planet  për të prodhuar 6000 dronë të zhvilluar nga Irani në Tatarstan, të cilët do të ishin të nevojshëm për të mbështetur fushatën e bombardimeve ajrore të Rusisë kundër objektivave civile dhe ushtarake ukrainase dhe për të  importuar  sasi masive municionesh nga Koreja e Veriut.

Në vend që të tentojë një mobilizim total të rrezikshëm të popullsisë ruse, Kremlini ka vazhduar të zgjedhë një strategji më të qëndrueshme të mobilizimit të pjessshëm pëe të mbështetur zgjatjen e luftës.

Në shtator të vitit 2022, Kremlini njoftoi një program “mobilizimi të pjesshëm ”.

Me vrasjen e Yevgeny Prigozhin në gusht, sfiduesi më i rëndësishëm i Kremlinit nga brenda elitës qeverisëse nuk është më. Shefi i Ëagner-it ishte lënë mënjanë  pas kryengritjes së tij në qershor, por vdekja e tij ka të ngjarë t’i japë Kremlinit arsye të besojë se mund të vazhdojë ta ndjekë penalisht luftën sipas kushteve të tij pa frikën e sfidave brenda elitës për të ardhmen e parashikueshme.

Ashtu si puna logjistike e Rusisë për të mbështetur një luftë të gjatë merr formë, faktorët e brendshëm dhe ndërkombëtarë që mundësojnë mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-së për Ukrainën po dobësohen.

Sulmi i përgjakshëm i tetorit i Hamasit ndaj Izraelit dhe  operacionit tokësor të Izraelit  në Gaza tashmë e ka “zhdukur” Ukrainën nga titujt kryesorë. Dhoma e Përfaqësuesve e ka zgjidhur krizën e saj të lidershipit nëpërmjet përzgjedhjes së Republikanit Mike Johnson për të udhëhequr dhomën.

Ai premtoi  në një intervistë të 26 tetorit se Amerika nuk do ta braktiste Ukrainën.  Megjithatë, përpjekja luftarake e Rusisë ende po përballet me pengesa thelbësore. Ndërsa Rusia ka rritur industrinë e saj ushtarake, ekonomia e saj është në krizë  nga kërkesat e mobilizimit.

Pavarësisht mungesës deri më tani të përparimeve vendimtare në kundërsulmin e Ukrainës, forcat e Kievit vazhdojnë të shkaktojnë humbje në forcat ruse dhe të  arrijnë  në zonat e pasme të Rusisë me zjarre me rreze të gjatë.

Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë kanë demonstruar tashmë fuqi të jashtëzakonshme në këtë konflikt.

Megjithatë, shmangia e humbjes do të kërkojë që Uashingtoni të sigurojë një rrjedhë të qëndrueshme ndihme për Ukrainën në ndjekje të qëllimeve të përcaktuara, pavarësisht se sa imperativat dhe ngjarjet e brendshme në vende të tjera në botë mund të kërkojnë vëmendje diku tjetër.

Në të kundërt, basti i gjatë i Kremlinit për humbjen e interesit perëndimor në Ukrainë mund të shpërblehet./The Hill

Ukraina tronditet nga konflikti mes dy lojtarëve më të rëndësishëm, një i tretë po i “hedh benzinë zjarrit”

Teksa situata në Lindjen e Mesme po intensifikohet gjithnjë e më shumë dhe kërcënon të kthehet në një konflikt të madh rajonal, me fillimin e dimrit, pas kundërsulmimit pak a shumë joefektiv të Ukrainës, por edhe reagimeve të pasuksesshme ruse, si në Moskë ashtu edhe në Kiev, po “bëjnë llogaritë” për luftën e gjashtë muajve të fundit.

Në Rusi praktikisht tashmë ka filluar fushata zgjedhore për Vladimir Putin, duke qenë se zgjedhjet janë në fund të marsit 2024 dhe spekulohet se ditën e fundit të marsit mund të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale në Ukrainë. Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe ish-bashkëpunëtori dhe këshilltari i ngushtë i Presidentit Volodymyr Zelensky  Oleksiy Arestoviç, këmbëngulin për këtë.

Megjithatë, çështja ka nxitur një konflikt mes dy njerëzve më të njohur në Ukrainë, Presidentit Zelensky dhe komandantit të forcave ukrainase, gjenerali Valery Zaluzhny.

Sakaq, si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni po avokon që zgjedhjet të mbahen pavarësisht situatës së luftës, si një tregues i "forcës së demokracisë" dhe vlerave perëndimore për të cilat lufton Ukraina.Edhe vetëpresidenti Zelensky dukej se ishte dakord, por para pak ditësh, ai tha se "tani nuk është koha për zgjedhje” dhe se do t’i shtynte për periudhën e pasluftës.

Akuzat

Gjenerali Zaluzhny tha se "kundërofensiva nuk arriti rezultatet e dëshiruara", se "lufta ka hyrë në një qorrsokak" dhe se Ukraina duhet të përgatitet për "mbrojtje strategjike".

Një qëndrim i tillë provokoi kritika dhe Volodymyr Zelensky shprehu pakënaqësinë e tij për qëndrimin e Komandantit të Përgjithshëm, megjithëse ai vuri në dukje se Perëndimi po “lodhet” nga lufta në Ukrainë, ndikuar edhe ngjarjet në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, kjo nuk kaloi pa u vënë re, kështu që Volodymyr Ariev, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Poroshenko, madje shkroi në Facebook se Zelensky dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Rustem Umerov, tashmë kishin gati një alternative, për të zëvendësuar Zaluzhny.Kjo, nga ana tjetër, shkaktoi shqetësim në publikun ukrainas, sepse Zaluzhny, ashtu si Presidenti Zelensky, gëzon popullaritet të madh.

Rivali i Zelensky-t

Madje disa media spekuluan se Zaluzhny, në rast se mbahen zgjedhjet presidenciale, mund të kandidojë kundër Zelenskyt, gjë që tronditi skenën politike të Ukrainës, sepse besohet se kjo do të dobësonte aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe se nëse dy njerëzit më të rëndësishëm do të përballeshin me njëri-tjetrin në zgjedhjet, në mes të luftës, kjo do t’i shërbente Rusisë. Megjithatë, Ariev, jo shumë kohë pas kësaj, fillimisht e fshiu postimin e tij se Zaluzhny ishte gati të zëvendësohej, dhe më pas shtoi se "informatat për zëvendësimin nuk mund të konfirmohen". Kjo vetëm dëmtoi reputacionin e Poroshenkos, i cili tashmë akuzohet se dëshiron të dobësojë mbrojtjen ukrainase dhe të shkaktojë përçarje midis Zelensky-t dhe Zaluzhny-t.

Synimet e Rusisë

Edhe në Rusi praktikisht po “nxehet” procesi zgjedhor, pra kanë nisur përgatitjet për mandatin e pestë të Putinit. Megjithatë, sipas portalit të pavarur rus Meduza, i cili u shpall "i padëshirueshëm" dhe "agjensi e huaj" në Rusi, do të jetë vetëm një nxitje për të vendosur "theksin" kryesor në "luftën ekzistenciale të Rusisë kundër Perëndimit të lig", e cila kërcënon, siç theksohet gjithnjë e më shumë në mediat pro-regjimit, "qytetërimin dhe traditën ruse".

Rusia e Putinit do të dëshirojë ta prezantojë veten si "ishulli i fundit i stabilitetit dhe sovranitetit të vërtetë", sepse, siç shkruajnë komentuesit e agjencisë pro-Kremlinit RIA Novosti: "SHBA është në prag të kolapsit, ato nuk po e mbështesin Ukrainën dhe tani ata ende duhet të ndihmojnë Izraelin" dhe shton "atyre padyshim po i vjen fundi".

Interesant është fakti se media ruse nuk i kushton shumë vëmendje, pra jo aq sa do të pritej, “konfliktit” të përmendur mes Zelenskit dhe Zaluzhnit, por çuditërisht, rusët, tingëllon paksa e çuditshme, këmbëngulin për zgjedhje në Ukrainë. Megjithatë, kjo duket më shumë si propaganda e zakonshme transparente e Kremlinit gjatë kohës së luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat