Donald Tusk është betuar si kryeministër i Polonisë.
Ceremonia është mbajtur mëngjesin e kësaj së mërkure ku betimin e kanë dhënë edhe ministrat, raporton APNews.
Ceremonia e betimit të qeverisë proevropiane është mbajtur në pallatin presidencial në Varshavë. Ky është hapi i fundit i tranzicionit të pushtetit.
Kjo shënon fundin e tetë vjetëve të drejtimit të qeverisë nga ana e partisë konservative.