Një polic serb u qëllua me hark në qafë në Beograd para ambasadës izraelite, sulmuesi u vra

Evropë

Një polic serb u qëllua me hark në qafë në Beograd para ambasadës izraelite, sulmuesi u vra

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 13:19 Përditësuar në ora: 13:32 më 29.06.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Daçiq: Sulmi ndaj policit që po ruante Ambasadën izraelite po trajtohet si akt terrorist

Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se një person i panjohur ka plagosur një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën izraelite në Beograd. Ai tha se ky rast po trajtohet si akt terrorist.

"Zyra e Prokurorit Special ka marrë përsipër këtë rast", tha Daçiq për gazetarët, teksa vizitoi në Qendrën e Emergjencës policin e plagosur.

Paraprakisht, Ministria e Brendshme e Serbisë tha se rreth orës 11:00, një person i panjohur, " identiteti i të cilit po përcaktohet, qëlloi me hark me shigjeta një anëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën e Izraelit, duke e goditur në qafë”.

Në njoftim u tha se pjesëtari i Xhandarmërisë M.J (1990) ka përdorur armën në vetëmbrojtje, duke qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se polici i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente, ku do t’i nënshtrohet një operimi për të hequr shigjetën nga qafa.

“Të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme po hetohen”, tha Daçiq./REL

Një polic serb u qëllua me hark në qafë në Beograd para ambasadës izraelite, sulmuesi u vra

Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është gjuajtur sot me hark në qafë para Ambasadës së Izraelit në Beograd dhe aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente. Gjatë sulmit, pjesëtarët e policisë kanë arritur të vrasin sulmuesin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar, i cili ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite.

“Sot rreth orës 11:00, një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën izraelite dhe e ka goditur në qafë”, sqaroi ai.

Daçiq ka deklaruar se pjesëtari i policisë M.J., ka përdorur armën në vetëmbrojtje dhe ka mundur sulmuesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, shkruan Danas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat