Ukrainë/ Përkeqësohet siguria në centralin bërthamor në Zaporizhia pas një sulmi me dron

Evropë

Ukrainë/ Përkeqësohet siguria në centralin bërthamor në Zaporizhia pas një sulmi me dron

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Siguria në centralin bërthamor të okupuar të Ukrainës në Zaporizhia po përkeqësohet pas një sulmi me dron në rrugën përreth tij.

Kështu u shpreh përmes një deklarate të shtunën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), shkruan Sky News.

Më herët gjatë së shtunës, ekipi i Misionit të Mbështetjes dhe Ndihmës së IAEA-s në Zaporizhia (ISAMZ) u informua se një eksploziv i transportuar nga një dron shpërtheu jashtë zonës së mbrojtur të uzinës.

Nga shpërthimi nuk pati viktima dhe asnjë dëmtim të pajisjeve bërthamore, por rruga dhe portat përreth u ndikuan.

“Përsëri ne shohim një përshkallëzim të sigurisë bërthamore dhe rreziqeve të sigurisë me të cilat përballet termocentrali bërthamor i Zaporizhia”, tha Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Marioano Grossi.

Zaporizhia është objekti më i madh bërthamor në Evropë dhe ka qenë i pushtuar nga ushtarët rusë që në fazat e hershme të luftës së saj me Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat