Gjermania do të përgjysmojë ndihmën për Ukrainën

Evropë

Gjermania do të përgjysmojë ndihmën për Ukrainën

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën në vitin 2025, tha një burimi parlamentar për AFP-në.

Kancelari Olaf Scholz në vend të kësaj po planifikon të përdorë paratë e krijuara nga asetet e ngrira ruse në Gjermani për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër Rusisë, shtoi burimi.

Ajo nuk po planifikon “asnjë ndihmë shtesë” për afro 4 miliardë euro të vendosura tashmë në buxhetin e vitit të ardhshëm, tha tutje burimi.

Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, duke ofruar afër 8 miliardë euro ndihmë këtë vit, shkruan Sky News.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat