Nis në Suedi gjyqi i skandalit më të madh të mbetjeve toksike në vend

Evropë

Nis në Suedi gjyqi i skandalit më të madh të mbetjeve toksike në vend

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 19:31
Bella Nilsson, mediat në vend tashmë e quajnë "mbretëresha e plehrave"

Njëmbëdhjetë njerëz dolën sot para gjyqit në Suedi në një prej skandaleve më të mëdha të mbetjeve toksike në vend.

Kompania dikur me reputacion e trajtimit të mbetjeve, akuzohet se ka varrosur pa i trajtuar  200,000 ton mbetje nga kryeqyteti Stockholm në 21 vendndodhje, pa pasur në plan t’i përpunonte, shkruan rrjeti AFP.

Mes të akuzuarve për “krime të rënda mjedisore” janë ish-drejtorja ekzekutive e kompanisë Bella Nilsson, që mediat në vend tashmë e quajnë “mbretëresha e plehrave”.

Nilsson refuzoi të fliste me mediat, duke larguar mikrofonët e gazetarëve teksa hynte sot në gjykatë.

Gjyqi që pritet të jetë i gjatë, do të trajtojë nivelin e lartë të toksicitetit të përbërësve si plumb, arsenik, mërkur e kimikateve të tjera që janë lëshuar në tokën e ujin e vendit, duke dëmtuar rëndë shëndetin e njerëzve, kafshëve e bimëve në Suedi.

Prokurorët thonë se kompania tashmë e falimentuar NMT Think Pink, “mblidhte mbetje pa pasur në plan t’i trajtonte” duke lëshuar në ambjent qëllimisht materiale si metale, plastika, elektronike, gomë e dru.

Bashkë me Nilsson, gjykohet ish-bashkëshorti i saj Thomas, themelues i kompanisë, ndërmjetësi Robert Silversten dhe sipërmarrësi Leif Ivan Karlsson, personazh televiziv i njohur për stilin ekstravagant të jetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat