Kryediplomati estonez i jep shkollë Gjuriqit: “Jo fleksibilitet me agresor si Putini, as kthim të marrëdhënieve normale”

Evropë

Kryediplomati estonez i jep shkollë Gjuriqit: “Jo fleksibilitet me agresor si Putini, as kthim të marrëdhënieve normale”

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 16:58
Marko Gjuriq dhe Margus Tsahkna

Në një takim mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, ky i fundit në mënyrë ca indirekte i dha shkollë homologut serb të tij se çka është të jesh me perëndimin në raport me agresionin rus ndaj Ukrainës.

“S’mund të ketë fleksibilitet kur ke të bësh me agresorin dhe të kthehesh në marrëdhënie normale me Rusinë”, tha kryediplomati estonez, ndërsa falënderoi Serbinë për ndihmat ndaj Ukrainës, por me kërkesën që “duhet të shtohen”.

“Unë dënoj të gjitha përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me Rusinë për të minuar sigurinë evropiane dhe sovranitetin e Ukrainës”, tha ministri estonez, siç e citoi Ministria e Jashtme e Estonisë.

Sa i përket deklarimeve të Gjuriq se Serbia është kandidate serioze për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se synon që të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme deri në vitin 2027, ministri estonez i qëndroi linjës kyçe.

Është e nevojshme për Serbinë, tha ai, që të bashkërendohet me BE-në në politikën e jashtme dhe politikat e sigurisë “duke përfshirë edhe sanksione kundër Rusisë”.

Tsahkna tha në takim se Rusia do të vazhdojë agresionin brutal në Ukrainë dhe veprimet hibride kundër Perëndimit.

"Është e papranueshme t’i shtrëngohen duar me Putinin dhe pasardhësit e tij, të cilët kanë gjakun e fëmijëve ukrainas në duart e tyre. Në vend të kësaj, ata duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet dhe agresionin e kryer në Ukrainë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat