Portugali, 12-vjeçari godet me thikë shokët e klasës, 6 të plagosur

Evropë

Portugali, 12-vjeçari godet me thikë shokët e klasës, 6 të plagosur

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Një djalë 12-vjeçar plagosi me thikë 6 shokë të klasës në një shkollë në qytetin Azabusa, rreth 50 kilometra në verilindje të Lisbonës, njoftoi policia portugeze. Autori i sulmit është arrestuar.

Gjendja e të plagosurve nuk përbën shqetësim, megjithëse një vajzë u dërgua e plagosur rëndë në spital, sipas një raporti nga policia. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Sulmuesi “filloi të godiste me thikë të gjithë ata që shihte”, tha kryebashkiaku Silvino Lucio për CNN Portugal.

Në deklaratat e tij më vonë për rrjetin SIC Notícias, ai zbuloi më shumë detaje: “Pas një debati, 12-vjeçari la shkollën, shkoi në shtëpi dhe u kthye pak më vonë. Më pas ai nxori nga çanta e shpinës atë që dukej si një jelek antiplumb dhe një thikë, me të cilat sulmonte pa dallim këdo që ndodhej rreth tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat