​Zjarre masive në Portugali

Evropë

​Zjarre masive në Portugali

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:54
Portugali

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë shpërthyer në Portugalinë veriore, njoftuan autoritetet.

Kryeministri portugez Luis Montenegro shpalli një gjendje fatkeqësie në zonat më të goditura mbrëmë, duke përdorur fuqitë për të mobilizuar zjarrfikës dhe nëpunës civilë shtesë.

Ai u bëri thirrje gjithashtu hetuesve të policisë që të rrisin përpjekjet për të gjetur ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve dhe premtoi se do të ndihmojë ata që humbën shtëpitë e tyre ose u evakuuan.

Shërbimi satelitor i Evropës Copernicus raportoi se më shumë se 15 mijë hektarë ishin djegur dhe gjithsej 13 kilometra fronte zjarri ishin zbuluar deri në mbrëmjen e djeshme. Ata shtuan se zona me 210 mijë banorë është në rrezik zjarri.

Kushtet e nxehta dhe të thata që nxitën zjarret në Portugali përkoi me përmbytjet në Evropën Qendrore këtë javë. Bashkimi Evropian deklaroi sot se ky fenomen ekstrem i motit është dëshmi e “përhapjes së klimës”.

Ushtria spanjolle dërgoi 240 ushtarë dhe automjete nga batalionet e saj për ndërhyrje urgjente të specializuara në shuarjen e zjarreve te fqinji i saj.

Katër avionë zjarrfikës nga Franca, dy nga Spanja dhe dy nga Italia u vendosën pasi iu përgjigjën thirrjes për ndihmë. Kërkesës së Portugalisë iu përgjigj edhe Maroku me dy avionë që mbërritën sot.

Policia kombëtare e Portugalisë tha se kishte arrestuar shtatë burra të dyshuar për zjarrvënie në ditët e fundit.

Ndër zonat më të goditura është distrikti Aveiro, në jug të qytetit verior të Portos, por disa zjarre të mëdha kanë dalë jashtë kontrollit edhe në zona të tjera pyjore.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende shifra mbi dëmet apo numrin e njerëzve të evakuuar, por transmetuesi shtetëror portugez RTP tregoi shtëpi të djegura në fshatra rurale.

Ekspertët i lidhin zjarret me ndryshimet klimatike dhe braktisjen e profesioneve tradicionale të bujqësisë dhe pylltarisë që ndihmuan në mbajtjen e zonave rurale të pastra nga bimësia e ulët që tani shërben si "karburant" për zjarret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat