Një luftanije ruse ka hapur zjarr paralajmërues mbi helikopterin e ushtrisë gjermane.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA, raporton se ekuipazhi i anijes ruse shtiu si paralajmërim në drejtim të fluturakes gjermane mbi Detin Baltik.
Zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes është pyetur lidhur me këtë çështje, por nuk ka konfirmuar asgjë për incidentin.
Sipas DPA-së, helikopteri ishte në një mision vëzhgimi. Ata cituan ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, të ketë përmendur shkurtimisht incidentin në margjinat e një takimit të NATO-s në Bruksel – duke mos dhënë detaje.
Baerbock tha pas raporteve se Rusia po zgjeronte sulmet e saj hibride në zonën e Detit Baltik, NATO po forconte monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Vladimir Putin “po sulmon rendin tonë të paqes me sulme hibride”, shkroi ajo në X.