Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetjen e dhënë për Ukrainën

Evropë

Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetjen e dhënë për Ukrainën

Më: 10 mars 2025 Në ora: 22:34
Foto nga takimi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që aktualisht gjendet në Arabinë Sauditë, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke falënderuar aleatët evropianë për mbështëtjen e tyre.

Në mesazhin e shpërndarë në X dhe Facebook, ai ka shkruar se “pakoja e re e mbrojtjes, fuqizon mbrojtjen ajrore dhe më shumë investime në industrinë tonë mbrojtëse".

“Gjatë javëve të fundit, vendet evropiane ka marrë dhjetëra vendime për të rritur mbështetjen për Ukrainën”, tha Zelensky.

“Pozicionet e fuqishme në vijën e frontit dhe diplomacia e fuqishme duhet të punojnë së bashku që të arrihet paqja. Nën lidershipin amerikan në bashkëpunim me të gjithë në Evropë, është një arritje absolute. Paqja është qëllimi ynë i përbashkët”, shtoi presidenti ukrainas.

Ndryshe, presidenti ukrainas po qëndron në Arabinë Saudite ku do të zhvillojë takim me Mohammad bin Salman, ndërsa në Jeddah nesër pritet të takohen zyrtarët amerikane dhe ata ukrainas, por pa praninë e Zelenskyt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat