Rusia pretendon se tre persona janë vrarë në një sulm ukrainas në një qendër tregtare

Evropë

Rusia pretendon se tre persona janë vrarë në një sulm ukrainas në një qendër tregtare

Më: 11 mars 2025 Në ora: 00:43
Banorët e BBVK

Tre persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm ukrainas në një qendër tregtare në rajonin Kursk të Rusisë.

Kështu ka thënë guvernatori i këtij rajonit, Alexander Khinshtein i cili bëri të ditur se sulmi goditi fshatin Belaya, që ndodhet në rrethin Belovsky, raporton Sky News.

Ai është shprehur se në mesin e të plagosurve janë katër fëmijë, të moshës 13-14 vjeç.

Guvernatori Alexander Khinshtein njoftoi se të plagosurit janë transportuar në një spital lokal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat